Ashtu sikurse dhe deklaroi ditë më parë, anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen kryetarit Basha, pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Presim dorëheqjen tuaj, nuk je i pazëvendësueshem. PD ka nevojë të ringrihet.  PD ka njerëz shumë të mirë që mund ta drejtojnë”, u shpreh Kadilli.

Ndërkohë në fjalën e tij, kryetari Basha tha se përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve nuk duhej kërkuar në sallën e PD, ndërsa e quajti procesin një masakër elektorale.