Kalimi i dosjes 184 në Dibër, Bardhi: U varros hetimi për vjedhjen e zgjedhjeve

21/08/2019 - 14:56

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dosjen 184, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë dhe ia kaloi Prokurorisë së Dibrës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bardhi tha se kjo lëvizje është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

DEKLARATA E PLOTË

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar së ekzistuari si e tillë dhe me urdhër të Edi Ramës, është shndërruar në një prokurori private që nuk ndëshkon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve, por e mbron atë. 

Sot, media zbuloi vendimin skandaloz për të varrosur dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër.

Pasi bllokoi për 3 vjet hetimin e dosjes 184, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hequr dorë nga hetimi i saj, duke vendosur në fshehtësi moskompetencën.

Pasi u dështoi plani i mbylljes së hetimeve në heshtje dhe pa transparencë, kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

Publikimi i përgjimeve nga gazeta prestigjoze gjermane BILD u faktoi shqiptarëve se në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, partia në pushtet kishte vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale.

Shqiptarët dëgjuan më zë sesi në krye të organizatës kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve ishte personalisht Edi Rama.

Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Nderut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë.

Heqja dorë nga hetimi dhe kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, me urgjencë dhe në fshehtësi, në prag të ngritjes së SPAKU-t, është qartazi shmangie e kalimit të kësaj dosje tek SPAK-u.

Heqja dorë nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është provë sesi hajdutët e zgjedhjeve nuk ndëshkohen, por mbrohen nga prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama.

 Duke marrë në mbrojtje organizatën kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, njëlloj siç po merren në mbrojtje edhe bandat e vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, provohet se përsa kohë Edi Rama është në Qeveri, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 Mbyllja e dosjes 184 duke e varrosur atë në Dibër, larg vëmendjes publike, nuk ka për ta shpëtuar Edi Ramën nga përgjegjësia e tij direkte për vjedhjen e zgjedhjeve. Edi Rama mund të ketë hequr qafe për pak kohë SPAK-un, por ai nuk mund të heqë dot qafe shqiptarët, shumica e të cilëve kërkojnë largimin e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh nga Lushnja ku mori pjesë në 29-vjetorin e themelimit të degës së kësaj partie se opozita e bash

Pasi gjykata vendosi pushimin e çështjes së famshme CEZ për privatizimin e O.S.SH, ku i akuzuar ishte edhe Shkëlzen Berisha, ka reaguar k

Presidenti Ilir Meta deklaron se Izraeli duhet ta njohë sa më parë shtetin e pavarur të Kosovës.

Nga ceremonia e promovimit të enciklopedisë “Shtegtim nëpër Shqipërinë e Jugut: Çamëria” i autorit Ibrahim Hoxha, kreu i PDIU-së, Shpëtim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit që goditi mbrëmjen e djesh

Në një postim në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në T

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi, që deri më tani i ka marrë jetë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar pas tërmetit të fuqishëm që preku mbrëmjen e kaluar Turqinë lindore.

PD çon në SPAK dosjen korruptive të koncesionit 120 milionë euro të checkup-it, ky lajm u komunikua përmes ish-deputetes Albana Vokshi.

Gazeta gjermane “BILD” ka intervistuar kryeministrin Rama në mbrojtje të shqiptarëve, pas disa sulmeve raciste e denigruese nga gazetari