Ish-deputeti demokrat i Durrësit Oerd Bylykbashi, ka reaguar lidhur me planifikimin për kalimin e automjeteve me pagesë në auostradën Tiranë-Durrës. Bylykbashi thotë se kryeministri Rama po grabit shqiptarët me ritëm të shfrenuar duke vendosur taksa për çdo kënd.

Demokrati hedh akuza se “Taksat do t'i marre miku oligark që ofron llokmën më të madhe dhe që do ta ketë më mirë në atë moment me Edi Ramën”.

Duke e renditur si një arsye më tepër për të protestuar për rrëzimin e kësaj qeverie, Bylykbashi bën thirrje: “Ndaj deri sa te shporret, do te perpiqet te grabise ne ikje e siper cdo prone e pasuri te shqiptareve. Me 25 maj gjithkush ka sepaku nje arsye te madhe per te ‎protestuar per shporrjen e çetes se kusareve qe ka uzurpuar pushtetin e shqiptareve”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, brenda vjeshtës së këtij viti, planifikon nënshkrimin e kontratës koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku ndër të tjera synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë.

STATUSI I BYLYKBASHIT:

Ne vjeshte “maskat” bllokojne autostraden Durres-Tirane

Bandat me "maska" koncensionari te Rames do te dalin edhe ne autostraden Tirane – Durres‎. Rama do te taksoje cdo durrsak, ‎kavajas, lushnjar, fierak, vlonjat, gjirokastrit e kedo tjeter qe perdor autostraden Durres-Tirane per te shkuar per pune, hall, qejf, mardhenie familjare apo miqesie ne Tirane. Takse do te paguaje cdo tiranas qe ka pune, qe ‎do te vije per nje dreke familjare apo nje fundjave ne bregdet.

Takse, takse takse per cdo kend! Taksat do t'i marre miku oligark qe ofron llokmen me te madhe dhe qe do ta kete me mire ne ate moment me Edi Ramen. Babezia e tij eshte bere si arteroskleroze qe bllokon qarkullimin e gjakut te ekonomise se shqiptareve.

Edi Rama po grabit shqiptaret me ritem te shfrenuar. Paraardhesit e tij ne 1945 i grabiten pronat e shqiptareve me gryken e pushkes. Ky po i grabit me Kod Civil dhe kontrata koncensioni qe te mos guxosh t'ua marresh, perndryshe te padisin ne gjykatat qe po mbushin me militantet e tyre pasi kapen reformen ne drejtesi. Dhe gjyqtaret do t'i kthejne nderin e emerimit, duke ia mbrojtur interesat e felliqura.

Ketij grabitqari po i vjen fundi me shpejtesi. Ndaj deri sa te shporret, do te perpiqet te grabise ne ikje e siper cdo prone e pasuri te shqiptareve. Me 25 maj gjithkush ka sepaku nje arsye te madhe per te ‎protestuar per shporrjen e çetes se kusareve qe ka uzurpuar pushtetin e shqiptareve.