Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku folur për herë të parë në lidhje me denoncimin e bërë në SPAK nga Partia Demokratike për koncesionin e kalatës së Portit të Durrësit.

Në “Klan News”, Balluku është shprehur se nuk është e njohur me këtë kallëzim dhe nuk do ta komentojë, duke e cilësuar thjesht si propagandë dhe pjesë të fushatës së PD-së.

“Nuk jam njohur me këtë kallëzim dhe as nuk dua ta komentojë, pasi besoj se PD e ka propagandë dhe pjesë të fushatës, pa tjetër do ketë dhe të tjera si këto.”- tha Balluku.

Partia Demokratike ka bërë kallëzim në SPAK kundrejt Ministres Balluku, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe 6 vepra të tjera penale.