Kallëzimi në SPAK për Xhaçkën, Alibeaj: Si u bë tenderi 1.5 mln € në fillim të krizës për kompaninë maqedonase

01/04/2020 - 12:48

Partia Demokratike dorëzon sot në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në lidhje me tenderin pa garë 1.5 milionë euro të ushqimit. 

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se kemi të bëjmë me një shkelje ligjore në një situatë krize, ku është bërë imediate qëndrimi afër shtresave në nevojë. Sipas tij, PD do të ndjekë rrugët institucionale dhe se nuk mund të heshtë kur vidhen paratë e shqiptarëve.

"Jo vetëm ndaj ministres Xhaçka, ndaj gjithë mekanizmit dhe gjithë institucioneve që janë përfshirë në këtë proces. Kemi të bëjmë me një shkelje ligjore në një situatë krize, ku është bërë imediate qëndrimi afër shtresave në nevojë. Këtu shkohet përtej ca shkeljeve ligjore rutinë që kjo qeveri ka bërë. Që në momentet e para kur kjo pandemi ra dhe në vend, një nga kërkesat e para të opozitës ishte që duhet të merrte masa të menjëhershme në kohën e duhur për të plotësuar minimumi nevojat e rezervës ushqimore për familjet në nevojë. Ndodhi që pas shumë ditësh, filloi një procedurë tenderimi me një shumë që është vërtetë e madhe për nevojat që sot vendi ka, 1.5 mln euro. Në Shqipëri ka rreth 32 mijë kompani që merren me furnizimin e mallrave ushqimorë. Shkojnë e zgjedhin një kompani që nuk është shqiptare por nga Maqedonia e Veriut dhe që nuk kishte pasur asnjë lloj eksperience në ofrimin e mallrave ushqimore. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsion. E vërteta i shërben kujtdo. Nuk është çështje akuzash, qeveria duhet të tregojë kujdesin maksimal sidomos në një situatë të tillë krize. Në fund të fundit janë paratë e shqiptarëve që duhet t’i organizojnë sa më mirë. Nuk mund të heshtim kur vidhen paratë e shqiptarëve, buka e shqiptarëve. Ne ndjekim rrugët institucionale, deklarimet, konferenca, bërjen publike të fakteve, kallëzimin dhe pastaj shpresojmë dhe do të besojmë që ato mjete të shtetit të së drejtës do të veprojnë. Këtë lloj rruge do të ndjekim", deklaroi Alibeaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tërmeti i 26 nëntorit la pas disa shtëpi të pabanueshme në Bubq. Një ndër to ishte dhe banesa e familjes Shota.

Pas votimit të një dite më parë në Kukës për kandidatët e listës së Partisë Demokratike që do t’i nënshtrohen një faze tjetër vlerësimi n

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ngre alarmin për rënien e blegtorisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare.

Një ditë pasi u bë publike padia ndaj kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi nga Këshilli Bashkiak në Shkodër për zëvendësimin dhe emë

Kreu i PD-së për Durrësin, Ferdinand Xhaferraj, doli sot përpara medieve për të denoncuar sipas tij, një tjetër skandal me abuzimet e fon

Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës do të votojnë të dielën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin parap

Evis Kushi është ministrja e re e Arsimit e dekretuar pak ditë më parë në këtë detyrë nga Presidenti Ilir Meta me propozim të Kryeministr

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, kryeministri Rama do të kandidonte në Durrës në zgjedhjet e 25 prillit, por më pas ka vendosur të k

Anëtarësia e PD në Tropojë ka përzgedhur 5 kandidatët e saj për fazën tjetër të procesit të përzgjedhjes.