Pas deklaratave të deputetit Leftes Koka se ka marrëdhënie të mirë me Kryemadhin, ka ardhur reagimi i parë nga LSI. vjen edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari shkruan se Koka është i vetërefuzuar prej kohësh në mbledhjet e Grupit Parlamentar dhe të Kryesisë së LSI-së.

POSTIMI I PLOTË

Lefter po te sqaroj si Sekretar i Pergjthshem se me veprimin tend je i vete-perjashtuar pasi ke refuzuar qe prej kohesh te marresh pjese ne mbledhjet Grupit Parlamentar dhe te Kryesise se LSI.

LSI vendosi te mos jete pjese e Parlamentit te komanduar nga kriminelet dhe te paguar prej parave te droges.

Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne parlament sot vendose te shkosh.

Levizja Socialiste per Integrim nuk do te jete peng e interesave private te askujt, as te djegies se mekateve ne inçeneratore por do luftoje deri ne fund qe Shqiperine ta qeverisin shqiptaret dhe jo kriminelet. 

Kushdo ne Shqiperi te pergjigjet perpara ligjit deri ne fund per çdo abuzim apo pervetesim te parave te qytetareve shqiptar.