Kanale të fshehta komunikimi me Edi Ramën? Basha sqaron Këshillin Kombëtar

11/06/2019 - 19:20

Nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të PD, kryetari i saj, Lulzim Basha, i ka kushtuar rëndësi të veçantë përgënjeshtrimit të çdo zëri që flet për marëveshje të tij me Edi Ramën. Duke bërë të qartë se Edi Rama i përdor dezinformimin dhe thashethemet politike për të ngjallur dyshime dhe pasiguri. 

“Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës",tha Basha në mbledhjen e forumit më të lartë politik vendimmarrës në PD.

“Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht- iu drejtua lideri i opozitës anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

1. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar.

2. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm”,shtoi kreu i PD.

Duke theksuar këto dy pika që qëndrojnë në themel të kerkesave të opozitës, Basha u kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të sqarojnë çdo demokrat dhe çdo qytetar që të mos bien pre e propagandës së Edi Ramës.

“Ne nuk dolëm nga Kuvendi për të bërë pazar. Ne nuk bojkotuam zgjedhjet lokale për të bërë pazar. Ne nuk kemi shpallur largimin e Ramës për t’u ulur me të në tavolinë. Do të ishte çmenduri dhe nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin”, tha kryetari i PD, Lulzim Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin e Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga 

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar struktur

Është firmosur sot marrëveshja me qeverinë italiane për të materializuar angazhimin që Italia mori në Konferencën Ndërkombëtare të Donato

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka krahasuar strategjitë që ka ndërmarrë Europa në përballimin e pandemisë së COVID-1

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima,u ka drejtuar një letër diplomatëve të huaj në Tiranë, ku shpreh shqetësimet e tij në lidhj

Partia Demokratike deklaron se një nga dështimet më të mëdha të qeverisë së Edi Ramës është reforma territoriale, e cila është keqpërdoru

Ish-deputetja e LSI-së në Durrës, Nora Malaj ka rrëfyer në një lidhje live me News 24, tre javët e vështira të luftës me koronavirusin.

Eksperti i arsimit në Partinë Demokratike, Ndriçim Mehmeti ka denoncuar në Facebook grumbullimin e mësuesve në kulmin e pandemisë duke ak

Ndoshta këtë herë nuk do të rikthehet si fajtor në vendin e krimit, por për të rishkruar një “histori të re”, aty ka katër vite më parë s