Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kandidatët për deputetë, Meta: Sa më pak biznesmenë në Kuvend

07/03/2021 - 13:57

Presidenti Ilir Meta këtë të dielë nga Korça në një dalje për mediat ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit janë një test madhor për integrimin e vendit, test i cili sipas tij do të kalohet me hir apo me pahir.

Ai gjithashtu bëri thirrje gjithashtu për pastërtinë e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit, ku theksoi që në kuvendin e ardhshëm të ketë sa më pak biznesmenë.

“Të fusim sa më shumë pedagoge dhe pedagogë, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm. Jo se kam ndonjë gjë me biznesmenët, por është e rëndësishme që të kemi njerëz me integritet që interesin publik e kanë të parin. E gjithë shoqëria të përfaqësohet ashtu siç e meriton në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Është moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë, pasi zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kryekusht për integrimin. Është një test madhor që jam i sigurt që do ta kalojmë me hir apo me pahir”, tha Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së demokratit Enkelejd Alibeaj se Partia Soci

Partia Demokratike deklaroi sot se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Në një takim elektoral me të rinj në Laprakë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama tha se sfida e tij më e madhe ë

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e angazhuar në teknologji, ku premtoi bashkëpunim më të mirë të qeverisë

Zv.kryeministri dhe kandidati për deputet në qarkun e Fierit, Erion Braçe ka sulmuar Presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kr

Kryetari i Partisë Demokratikre, Lulzim Basha ka përsëritur ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në jug të Shqipërisë, ku ka vizituar edhe fshatin turistik të Borshit.

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, William Romans, dhe Adela Danaj.

Ambasada amerikane në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në Byronë Kombëtare të Hetimeve për hetues.

Projekti i kryeministrit Rama për shndërrimin e portit të Durrësit dhe zonës përreth në marinë konsiderohet nga kandidati demokrat Igli C