Arben Pohumi, kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Shijakut, është një biznesmen që gjithnjë ka guxuar, asnjëherë nuk u është frikësuar sfidave.

Themelues dhe sot administrator i kompaninë AG Motors, Arben Pohumi ka ndërmarrë tashmë një tjetër sfidë të rëndësishme. Ai është kandidati i partisë më të re, Bindjes Demokratike, pikërisht në qytetin ku ka lindur dhe është rritur. Me nismën më të re të tij, ai synon që edhe njëherë t’u vijë në ndihmë qytetarëve, ashtu siç ka bërë përgjatë gjithë viteve të angazhimit të tij në biznes, ku falë kontributit të dhënë është nderuar me titullin “Qytetar nderi” i Durrësit.

Motoja e tij në këtë fushatë është: “Të çlirojmë qytetarët e Shijakut nga makthet e partive”.

“Gjithsesi prej nesh, sipërmarrës i suksesshëm, intelektual, njerëz të mirë të këtij vendi duhet ta kuptojë që është momenti që të kontribuojmë për këtë vend, sepse Shqipëria është në kaos të plotë, në krizë të thellë ekonomike dhe politike”,- thotë ai.

Angazhimi i tij përkrah Bindjes Demokratike është dhe angazhimi i tij i parë në politikë.

“Nëse në fillim kisha pak dyshim në fillim për përfshirjen time në politikë, tani jam plotësisht i bindur se ajo që kam ndërmarrë është gjëja e duhur. E kuptova kur shihja fytyrat e qytetarëve të Shijakut, të cilët janë lënë për shumë vite në harresë. Nuk kanë një pikë ujë në shtëpitë e tyre, nuk kanë infrastrukturë. Mendoj që duhet patjetër të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë drejtim.” – thotë Pohumi.

Punësimi mbetet një nga problematikat më të theksuara në qytetin e tij, prandaj Pohumi deklaron se do të punojë shumë për të thithur investitorë potencialë, në mënyrë që pagat që do të marrin punonjësit të jenë në nivele të tilla që të gëzojnë një standart normal jetese.

Ndiqni më poshtë intervistën e plotë të kandidatit të BD-së për Shijakun, Arben Pohumi, ku ai shpjegon në detaje disa nga pikat kryesore të programit të tij elektoral që synon t'i realizojë si kryebashkiak i ardhshëm i qytetit.