Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kandidatja Vokshi padit në KQZ Manastirliun për shkelje të Kodit Zgjedhor

07/04/2021 - 10:26

Drejtuesja politike e PD në Tiranë, Albana Vokshi ka paditur në KQZ ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me argumentin se po shkel Kodin Zgjedhor me zyrat elektorale.

Në një deklaratë për media, Vokshi publikoi foto e video, që sipas saj, janë fakte për shkeljen e ligjit elektoral nga ministrja Manastirliu.

Si Manastirliu, edhe Vokshi, mbulojnë njësinë 9 në Tiranë, por kandidatja e PD tregoi se kundërshtarja e saj politike ka hapur të paktën 2 zyra elektorale shumë pranë objekteve të përcaktuar si qendra votimi.

Bëhet fjalë për zyrën te shkolla “Jeronim de Rada” dhe Kopshti 3, të cilat sipas Vokshit janë shumë pranë qendrës së votimit të njësisë 9. Ajo i ka bërë thirrje KQZ-së që të verifikojë këtë shkelje dhe të urdhërojë mbylljen e zyrave.

"Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”- thotë Albana Vokshi para zyrës elektorale me qepena të ulur të PS. I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra.  

Pamjet tregojnë se zyra është në cep të kopshtit, ku janë disa qendra votimi të njësisë 9. Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit.", tha Vokshi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për shkeljet e pretenduara në 9 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit, me p

Pak ditë pasi kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër, LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në

Partia Demokratike vijon të denoncojë shit-blerjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike vijon të denoncojë parregullsitë në zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një mesazh të fortë shqiptarëve dhe politikës në Ditën e Europës.

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Evropës nëpërmjet një video në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë uruar përmes postimive në rrjetet sociale të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadr

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela festojnë sot përvjetorin e tyre të martesës.

Ish-deputeti demokrat, Hailm Kosova, kritikoi ashpër grupin kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të krijuar pas zgjedhjeve