Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka reaguar pasi rreth një ton marijuanë që vinte nga Shqipëria u kap nga policia në Janinë të premten.

Ai u shpreh se policia e shtetit po mashtron qytetarët për aksionet e drogës.

"Policia e Shtetit “lufton” trafikimin e lendeve narkotike duke lejuar qe tonelatat me kanabis te kalojnë jo vetëm kufirin Shqiptar drejt Greqisë, por dhe nëpërmjet autostradës detare te kanabisit drejt Italisë", shkroi ai në një postim në Facebook.

Ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama se nëse i ka mbetur sadopak gjak shqiptari të japë dorëheqjen.

"I them Kryeministrit te Shqipërisë: Bëji një nder popullit tënd. Nëse te ka ngelur sadopak gjak shqiptari, jep dorëheqje mos ja vrit këtij populli ëndrrën Europiane, bëje për të ardhmen e vendit, për fëmijët tanë. Nesër është shumë vonë, nuk ja ka parë kush hajrin krimit dhe drogës", shtoi ish-deputeti.