Në kryeqytet po mbahet takimi me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut, ku Shqipëria gjatë vitit 2019 ka kryesimin e nismës.

Të pranishëm në takim janë ministrat e Bosnjes, Kroacisë, Malit të Zi, M.Veriut dhe Shqipërisë.

Ministrja Xhaçka në fillim të takimit tha se: “Do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha mundësitë për prioritetet. Të forcojmë punën dhe angazhimin tonë në kuadër të NATO. Gjatë 2019-s ia kemi dalë të organizojmë një numër të madh aktivitetesh. Mes nesh ekziston vullneti politik për të bashkëpunuar. Roli i A5, është i lidhur ngushtë me promovimin e reformave në kuadër të sigurisë. Ashtu siç u pa pas tërmetit, bashkë mund t’ia dalim çdo sfide”.

Ndërkohë nga ana tjetër, zyrtarja amerikane, Laura Cooper u shpreh: Ngushëllime për viktimat e shkaktuara nga tërmeti. SHBA-të qëndrojnë pranë Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë në kuadër të operacioneve të NATO-s.