Katër Dëgjesat Publike që organizoi Bashkia e Durrësit në Manzë

19/11/2019 - 14:35

Në kuadër të nismës së Bashkisë Durrës, për realizimin e Dëgjesave Publike për PBA 2020-2022, ditën e hënë më 18 nëntor, u organizuan katër Dëgjesa Publike në Kompleksin “REOM” në Njësinë Administrative Manëz.  

Një nga Dëgjesat Publike ishte për Paketën Fiskale që Bashkia ka parashikuar të zbatojë për periudhën 2020-2022. Ndërsa, dy Dëgjesat e tjera kishin si qëllim prezantimin e investimeve, projekteve dhe shërbimeve kryesore që Bashkia ka parashikuar të zbatojë për periudhën 2020-2022 për Programin “Infrastruktura rrugore” dhe Programin “Investimet në Arsim për sistemin parashkollor, Arsimin 9-vjeçar si dhe atë të Mesëm” dhe një Dëgjesë ishte për projektet dhe shërbimet Sociale që janë planifikuar të zbatohen për periudhën 2020-2022 për komunitetin e Njësive Administrative Manëz, Sukth dhe Ishëm duke mirëpritur çdo propozim, sugjerim apo rekomandim nga ana e tyre.

Dëgjesat Publike u organizuan nga Sektori i Analizës së Statistikave dhe Planifikimit Afatmesëm në Drejtorinë e Politikave te Zhvillimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve dhe Punëve Publike, Drejtorinë e Shërbimebve Sociale, Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore si dhe me Drejtorinë e Arsim-Kulturë, Rini, Sporte dhe Komunitete Fetare. Në këto takime kishte një pjesëmarrje të gjërë, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga komuniteti i Njësive Administrative Manëz, Sukth dhe Ishëm, përfaqësues të grupeve të interesit, Institucioneve Arsimore, OJF që operojnë në këto Njësi Administrative, grupet këshillimore dhe Komisionet e Këshillit Bashkiak.

Gjatë Dëgjesës Publike, në pjesën e parë, pjesëmarrësit janë informuar nga Luan Dajko, Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore, mbi strukturën e Paketës Fiskale për periudhën 2020 – 2022 dhe rëndësinë e pagesës së taksave dhe tarifave vendore në funksion të ofrimit të shërbimeve më të mira në të gjithë territorin e Bashkisë Durrës.

Në Dëgjesën e dytë, pjesëmarrësit janë njohur nga Emiriana Sako, Drejtore e Përgjithëshme e Shërbimeve Publike, lidhur me projektet dhe investimet kryesore në infrastrukturën rrugore për vitet 2020-2022 në përputhje me Programin “Infrastruktura rrugore” për Njësitë Administrative: Manëz, Ishëm dhe Sukth.

Ndërsa, në Dëgjesën e tretë, Adrian Gurra, Drejtor në Drejtorinë e Arsim-Kulturë-Rini-Sporte dhe Komunitete Fetare, bëri prezantimin e investimeve, projekteve dhe shërbimeve kryesore që Bashkia ka parashikuar të zbatojë për Programin “Arsimi parashkollor dhe parauniversitar”, për periudhën 2020-2022 në këto Njësi Administrative.

Së fundmi, pjesmarrësit u njohën me projektet dhe shërbimet sociale që Bashkia e Durrësit do të zbatojë në periudhën 2020-2022, të cilat u prezantuan nga Drejtorja e Drejtorisë së Sherbimit Social, Meme Xhaferraj.

Gjatë Dëgjesave Publike pati diskutime dhe propozime nga grupet e interesit, të cilat u evidentuan për t'u pasur parasysh në përcaktimin e prioriteteve në PBA 2020-2022. ​

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 19

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku ka takuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Ilir Meta kujton përmes një postimi në “Facebook” 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që ia doli të rrëzojë regjimin komunist.

Shkaktari i 51 viktimave nga tërmeti është Edi Rama, deklaroi Monika Kryemadhi.

Një natë më parë zëvendëskryeministri Erion Braçe pranoi se projekti i rrugës Milot-Balldren nuk do të kryhet pasi kompania konçesionare

Nga Shkozeti, ku vizitoi qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, kryedemokrati Lulzim Basha u vu në dijeni se banorët në këto ditë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, me një deklaratë për mediat ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka propozuar një paketë me 5 pika, që sipas tij, do të sillnin efekt të menjëhershëm ndaj bizneseve të dëmtuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar në Durrës bizneset e prekura nga tërmeti, të cilat krahas dëmeve në godina, u janë lar