KB Tiranë miraton fondin 1 mln dollarë për dëmet, 200 mln lekë janë për Durrësin

22/09/2019 - 19:00

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar fondin prej 1 milion dollarësh për të përballuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që ra dje.

200 milionë lekë të vjetër janë miratuar për Bashkinë e Durrësit për dëmet që ka patur në këtë qytet. Kurse 800 milionë lekë të vjetër do të përdoren për të përballuar pasojat që shkaktoi në Tiranë tërmeti 5.8 ballë.

Ky fond u miratua me propozim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit, gjatë fjalës së tij në Këshillin Bashkiak, bëri me dije se 35 ndërtesa në kryeqytet janë tërësisht jashtë funksionit. Dëmet më të mëdha janë nëpër fshatra.

Kurse 420 ndërtesa të tjera kanë dëmtime të pjesshme. Kryebashkiaku theksoi se për objektet që do të rindërtohen për shkak të dëmeve të mëdha që kanë pësuar nga tërmeti, do të shkurtohen procedurat e lejes dhe do të hiqen taksat.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në seminarin e organizuar nga OSBE/ODIHR “Drejt parlamentev

Alexander Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur George Soros e shikon racizmin si shka

Në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar edhe me një mik të veçantë të vendit tonë, i

Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka bërë fajtorë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e

Teksa Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për krijimin e korporatës së investimeve ekspertët ngrenë pikpyetje për mënyrën e funksionimi

Për ish-deputetin e PD, Gent Strazimiri ajo që ndodhi në Këshillin Evropian është një bllokim që Evropa i bëri qeverisë dhe Ramës, por jo

Rritja e numrit të turistëve italianë në Shqipëri, ka sjellë në Tiranë rreth 60 tur operatorë dhe përfaqësues agjencish të rajonit të Pul

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Arben Kashahu është shprehur se nuk është faji i Europës për moshapjen e

"Teksa këtu rreken ende të gjejnë fajtorin diku tjetër, e të mos mbajnë përgjegjësi për asgjë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka