Nga foltorja e parlamentit, kryeministri Edi Rama adresoi sërish akuza ndaj sistemit të drejtësisë.

Duke përmendur rastin me drejtorit të Kadastrës në Durrës, Rama tha se Kuvendi duhet të shpallë në kërkim grupin e prokurorëve dhe gjykatësve KÇK (Kap çfarë të kapësh).

Rama përfshiu në të ashtuquajturin "Grupi KÇK" prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja i cili prej ditësh është vënë nën akuza nga mazhoranca.

"Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim. Duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Është e kot t’i bëjmë njëri tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë dhe nga tryeza e qeverisë të justifikohemi. Prcesi i vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojën të bëjnë kërdinë çdo ditë".