KE më 2008: Jo koncesion “Kurum”-it në këmbim të tokës

Postuar: 05/09/2013 - 13:52

DURRËS, 5 shtator 2013 – Më 3 shkurt 2013 durreslajm.com përktheu një shkrim me titullin “Fiasko në Durrës. “Kurum” do të rishesë terminalin e kontejnerëve”, botuar në numrin e fundit të së përmuajshmes britanike Port Strategy (shih: durreslajm.com/politike/fiasko-n%C3%AB-durr%C3%ABs-%E2%80%9Ckurum%E2%80%9D-do-t%C3%AB-rishes%C3%AB-terminalin-e-kontejner%C3%ABve). Ekspertët e komentojnë “shpartallimin” (debacle) e kompanisë metalurgjike për menaxhimin e terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit dhe për shkak të dhënies të bonusit nga qeveria shqiptare një kompanie që nuk ka haber nga portet (a non-port operating company). Berisha dhe Olldashi kanë shpërfillur dhe konsulencën e evropiane për të mos kompensuar Kurum-in me koncesion për shkak se do t’i kthente portit kantierin detar që e blenë nga polakët brenda territorit të portit. Tani “Kurum”-i dëshiron ta shesë për 100 milionë euro te APM Terminals[kompani ndërkombëtare që operon terminale kontejnerësh, me seli në Hagë – durreslajm.com]. “Dyrrah”-u ka zbuluar se vetë Qeveria ka rënë dakord me konsulentin e Komisionit Evropian (2008), dhe në vitin 2009 miratoi masterplanin, ku thuhet se “përpara një koncesioni duhet të fillojë një proces i rregullt tenderi (në bazë të shumë neneve të Ligjit për Koncesionet). Kjo përjashton drejtpërdrejt këmbimin e tokës (së kantierit detar) me dhënien e një koncesioni... propozimi i Kurum-it për të këmbyer tokën e tij, duhet të shkëputet nga dhënia e një koncesioni të të drejtave për operim. Këto janë, në thelb, dy transaksione komplet të ndryshme dhe që nuk lidhen. Nuk është i mundur kurrfarë këmbimi i njërës për tjetrën. Shitja e tokës APD-së ngaKurumi-i është thjesht një çështje, ku të dyja palët duhet të bien dakord për një çmim, që reflekton si duhet potencialin që toka ku kryen veprimtari për riparim e ndërtim anijesh u ofron përdoruesve të ardhshëm sipas Kurum-it dhe çmimi që APD-ja quan të arsyeshëm për të blerë tokën, brenda pronës së portit, dhe që dëshiron ta blejë për shkak të vendndodhjes së saj brenda pronës së këtij porti”. Por këtë sugjerim e ka shkelur Qeveria teksa i janë dhënë pikë plus kompanisë turke në këmbim të tokës së kantierit detar për të marrë koncesionin e terminalit të trageteve. Nga ana tjetër, mbetet të hetohet se si është bërë Kurum-i pronar i një toke publike, pasi, sikurse thotë studimi i konsulentit të KE-së dhe BE-së që e financoi, “në fakt që një kompani private të ketë në pronësi një pjesë të portit, duke përfshirë dhe basenin përpara, është një gjë e pazakontë. Veçanërisht fakti që kjo sipërfaqe nuk është e vlefshme për operacionet në port, është një situatë e padëshirueshme”. Kujtojmë se më 30 korrik 2013 “Dyrrah”-u ka botuar vëzhgimin me titull “Durrës, turqit e “Kurum”-it vonojnë përpunimin e kontejnerëve” (shih:durreslajm.com/speciale/durr%C3%ABs-turqit-e-%E2%80%9Ckurum%E2%80%9D-it-vonojn%C3%AB-p%C3%ABrpunimin-e-kontejner%C3%ABve).  Me këtë rast po ribotojmë fragmente nga studimi për masterplanin e portit të Durrësit, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë nr. 546, datë 28.5.2009 (shih faksimilen e kopertinës së studimit të masterplanit të portit të Durrësit, përgatitur me asistencën e Bashkimit Evropian).  

KALIMI I PRONËSISË SË KANTIERIT DETAR NË ATË TË PORTIT

Në fakt që një kompani private të ketë në pronësi një pjesë të portit, duke përfshirë dhe basenin përpara, është një gjë e pazakontë. Veçanërisht fakti që kjo sipërfaqe nuk është e vlefshme për operacionet në port, është një situatë e padëshirueshme. Kjo sipërfaqe duhet t’i kthehet Ministrisë së Ekonomisë, e cila, nga ana e vet, duhet t’ia japë Autoritetit Portual në përdorim. Gjithsesi, kjo do të thotë që kompanisë Kurum Holding duhet t’i kompensohet kjo sipërfaqe, si pronar i saj. Mund t’i propozohet një zgjidhje në shkëmbim të tokës (mundet një partneritet tjetër jonit-veture). Një kontratë koncesioni afatgjatë për zhvillimin / ndërtimin e objekteve të terminalit të tij në këtë tokë (kjo mund të bëhet duke zgjeruar terminalin e trageteve). Kjo ndoshta është e vështirë për t’u realizuar, sepse bie ndesh me Ligjin e Koncesioneve për të dhënë një kontratë pa tender. Në rast të kundërt duhet të jepen zgjidhje të tjera si shpronësimi i tokës për nevoja publike. Kjo çështje duhet zgjidhur sa më shpejt, sepse ndikon në të ardhmen e disa aktiviteteve në port.

PRONËSIA E TOKËS

Pronësia e tokës që i është dhënë Kurum-it i përket Durres-Kurum Shipyardsh.a. kjo shoqëri është një jonit venture ndërmjet Kurum Group-it dhe Ministrisë së Ekonomisë së Shqipërisë mbi bazën 65%/35% të aksioneve. I gjithë kantieri, i cili ndodhet në mes të pronës aktuale të portit,është 82 000 metra katrorë sipërfaqe tokësore dhe 40 000 metra katrorë sipërfaqe ujore. Për sa kohë që joint venture është aktive, pronësia i mbetet Durres-Kurum Shipyard sh.a. Problemi me tokën e zënë nga kantieri i Kurum-it është prania fizike brenda pronësisë së portit, ndërkohë që pronësia është private. Parimi që nënvizon konceptin e portit landlord, është që e gjithë toka duhet t’i përkasë Autoritetit Portual, i cili është përgjegjës për menaxhimin, operimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha aseteve brenda pronës portuale. Kështu problemi i krijuar nga pronësia e kantierit nga Kurum-i duhet zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.

AUTORITETI KONTRAKTUES

Etniteti, i cili jep koncesionet për objektet portale, që është Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacioneve, nuk është i njëjtë me atë, i cili do të administrojë porti, domethënë Autoriteti Portual Durrës (APD). Ky i fundit me kompetencën e tij si pronar toke, duhet të jetë rregullator i linjës së parë për shkak të rolit të tij brenda zinxhirit të furnizimit, si dhe brenda komunitetit portal, APD-ja caktohet si pala që duhet të marrë përsipër këtë detyrë. Prandaj APD-ja duhet të sigurojë që operatorët privatë në pozicionin e tyre si koncesionarë, të respektojnë kushtet kontraktuese, siç përcaktohen në marrëveshjen koncesionare. Fatkeqëisht, këto kushte, sipas ligjit aktual shqiptar, duhen të jenë në koherencë me Ministrinë e Transporteve dhe koncesionarët e ndryshëm. Në rastin më të keq, këto mund të jenë të panjohura për APD-në dhe ka gjasa të shkojnë kundër interesave afatgjatë të autoritetit.

TENDERIMI PËR KONCENSION

... Përpara një koncesioni duhet të fillojë një proces i rregullt tenderi (në bazë të shumë neneve të Ligjit për Koncesionet). Kjo përjashton drejtpërdrejt këmbimin e tokës me dhënien e një koncesioni. Në një mjedis plotësisht komercial, janë të mirëpritura aranzhimet e reja dhe novatore dhe mund të negociohen lirisht. Por kjo nuk ndodh kur njëra nga palët është autoritet prokurues publik dhe ligji shqiptar për koncesionet nuk lë asnjë alternativë tjetër, përveç organizimit të një procesi tenderimi. 

Përveç kësaj, propozimi i Kurum-it për të këmbyer tokën e tij, duhet të shkëputet nga dhënia e një koncesioni të të drejtave për operim. Këto janë, në thelb, dy transaksione komplet të ndryshme dhe që nuk lidhen. Nuk është i mundur kurrfarë këmbimi i njërës për tjetrën. Shitja e tokës APD-së ngaKurumi-i është thjesht një çështje, ku të dyja palët duhet të bien dakord për një çmim, që reflekton si duhet potencialin që toka ku kryen veprimtari për riparim e ndërtim anijesh u ofron përdoruesve të ardhshëm sipas Kurum-it dhe çmimi që APD-ja quan të arsyeshëm për të blerë tokën, brenda pronës së portit, dhe që dëshiron ta blejë për shkak të vendndodhjes së saj brenda pronës së këtij porti. Nëse Autoriteti Portual bëhet pronar i tokës, ai mund ta përdorë për çfarëdolloj qëllimi, për sa kohë nuk ka konflikt me ligjet ekzistuese dhe përdorimi i synuar nuk është në kundërshtim me statutet e APD-së.

Dhënia e koncesioneve është një proces krejtësisht i ndarë, gjë që mund të ndodhë përpara apo pasi shitblerja e tokës në fjalë të ketë përfunduar dhe pronësia ligjore ka kaluar nga njëra palë te tjetra. Edhe pikët bonus, që mund t’i jepen ofertuesit, i cili bën një ofertë të pa-kërkuar, nuk mund të jetë fitues në këmbim për tokën. Kurum-i do të marrë një bonus në rast se a i paraqet një ofertë të pa-kërkuar autoritetit përkatës dhe ku propozimi vlerësohet dhe miratohet nga autoriteti kontraktues (neni 23 i Ligjit të Koncesioneve). NëseKurum-i dëshiron të sigurohet që është i para-kualifikuar (domethënë përmbush kriteret e para-kualifikimit) dhe i përgjigjet kërkesës për propozime me një projekt, që është më i miri i propozimeve dhe përmbush kriteret e vlerësimit.   

Dokument /Vendim Nr. 546, datë 28.5.2009 Për miratimin e masterplanit për zhvillimin e portit të Durrësit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 24, pika 2, 33, 50 e 51 të ligjit nr. 9130, datë 8.9.2003 “Për autoritetin portual”, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave, vendosi:

1. Miratimin e masterplanit për zhvillimin e portit të Durrësit, sipas studimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, autorizohet që, në zbatim të pikës 10, faqe XXIII, të masterplanit, të negociojë, me shoqërinë “Durrës Kurum Shipping”, sh.a. brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e territorit të kantierit, në administrimin e Autoritetit Portual, Durrës.

3. Territori i kaluar në administrim të Autoritetit Portual, Durrës, sipas pikës 2 të këtij vendimi, të destinohet për shërbime portuale, si terminal çimentoje, kontenierësh ose tragetesh, sipas marrëveshjes, që do të lidhet për këtë qëllim.

4. Në varësi nga zbatimi i pikave 2 e 3 të këtij vendimi, të miratohet alternativa FR 310 e masterplanit, për zhvillimin e portit të Durrësit.

Në rast se brenda afatit të miratuar në këtë vendim nuk plotësohen kushtet për zhvillimin e alternativës FR 310 të masterplanit, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të zhvillojë opsionin rezervë FR 360.

5. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Autoriteti Portual, Durrës, për  ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

 

Sali Berisha

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike të Durrësit, Osman Stafa, përmes një statusi në Facebook deklaron se do të marrë pjesë nesër

Edhe pak ditë kanë ngelur që Bujar Nishani të mos jetë më President i Republikës, pasi postin e tij do ta marrë presidenti i zgjedhur Ili

Kryetari i PS-së së Tiranës Saimir Tahiri zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH-it, në kampingun e Jalës duke u dhën

Deputetja Klodiana Spahiu bashkëbisedim me banorët e zonës së Plazhit

Dy deputetet e Partisë Demokratike Albina Deda dhe Arbjola Halimi, të cilat u lanë jashtë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qersh

Eduard Selami deklaroi në Top Story se Lulzim Basha protestën në çadër dhe bojkotin e Parlamentit e përdori për të bllokuar reformën në d

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim njohën një rritje të fuqishme në numrin e votave të fituara në Qarkun e Durrësit, k

Kritiku më i ashpër i Lulzim Bashës, deputeti aktual i PD-së Astrit Patozi nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kandidati për kryetar të

Ilir Meta është larguar përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kandidati për kreun e PD, Eduard Sealmi ka vijuar takimet me demokratët e Kamzës dhe Kavajës.