Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

“Keni ëndërruar të bëheni si një nga agjentët e FBI-së?” Ambasada amerikane thirrje për të aplikuar për në BKH

11/04/2021 - 09:48

Ambasada amerikane në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në Byronë Kombëtare të Hetimeve për hetues.

Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA njofton se BKH ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues dhe po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale.

“Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI https://bit.ly/3fXfDGY

Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!
”, shkruan ambasada e SHBA.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku është miratuar vendimi i kryesisë për përbërjen e komisionit të zg

Kryedemokrati Lulzim Basha, në Këshillin Kombëtar është shprehur, se nëse për anëtarët e Këshillit zgjedhjet e 25 prillit janë në rregull

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani gjatë mbledhjes së sotme e ka cilësuar situatën aktuale në parti si më kritiken pas vi

Kryesia e PD ka propozuar emrat për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.

Përfundimi i mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ka sjellë edhe një vendim të rëndësishëm për partinë opozitare.

Ashtu sikurse dhe deklaroi ditë më parë, anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen kryetarit Basha, pas zgjedhjeve të 2

Në mbledhjen e kryesisë së partisë, kreu i PD Lulzim Basha ka thënë ndër të tjera se gishti për humbjen e zgjedhjeve nuk duhet drejtuar n

Nga Elbasani, atje ku zhvilloi takimin e rradhës, pak orë përpara zhvillimit të mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, kreu

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.