Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me një kërcënim ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në shkresën që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi demokratët i referohen një takimi të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e kryedemokratit mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës.

Bardhi shkruan se Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.