Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Gledjon Rehovica, i cili kërkoi rikthimin e mandatit të deputetit.

Pak ditë më parë Prokuroria e Tiranës, pushoi hetimet ndaj ish-deputetit të LSI-së. Gledion Rehovica, të cilit iu hoq mandati në janar të vitit të shkuar nga KQZ, pas kërkesës së bërë Sektori i Dekriminalizimit në prokurori.

Gledjon Rehovica, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Ai mohoi akuzat e Prokurorisë duke thënë se ka qënë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë.