Këshilli Politik mblidhet sërish sot për reformën zgjedhore

29/05/2020 - 09:22

Këshilli Politik do të mblidhet sërish sot në orën 11:00. Në diskutimet 4 orëshe të mbrëmjes së djeshme u bënë disa hapa të vogla, por palët mbeten të ndarë në përdorimin e teknologjisë në procesin e votimit. Po kështu mazhoranca nuk pranon kërkesën e opozitës për qeveri kujdestare në lidhje me zgjedhjet.

Nuk ka dakordësi për Drejtorin e Policisë dhe teknologjinë

Një pikë që nuk ka marrë dakortësinë e mazhorancës dhe opozitës parlamentare ka qenë propozimi i PD që ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit. Socialistët thonë se për këtë vendim duhen takime të niveleve më të larta.

Sa i takon Kolegjit Zgjedhor dhe administratës zgjedhore, dy pikat e nxehta në diskutimin mes palëve, pritet të vihen pikat mbi 'i' në ditët në vazhdim.

Palët nuk kanë gjetur konsensusin as për futjen e teknologjisë në zgjedhje. Opozita i ka lënë afat mazhorancës deri sot për t'u paraqitur me propozim me shkrim ku garanton identifikim biometrik në çdo qendër votimi dhe një pilot të votimit dhe numërimit elektronik.

Pjesë e diskutimeve në tryezën e Këshillit Politik ka qenë edhe sistemi danez i propozuar nga amerikanët.

Këshilli Politik u dakortësua për rolin e prokurorisë, policisë dhe sinjalizuesit në zgjedhje.

U ra dakord për çështjet si më poshtë

Policia në Zgjedhje- Policia do të jetë jashtë qendrave të votimit dhe do të ndërhyjnë në rastet kur është e nevojshme. Gjithashtu do të ketë kamera në qendrat e votimit dhe numërimit.

Prokuroria në Zgjedhje-SPAK do të hetojë shit-blerjen e votës, ndërsa prokuroritë e rretheve do të ngrenë grupe të posaçme për krimin zgjedhor.

Sinjalizimi në zgjedhje-Amnistimi i personave që denoncojnë shitblerjen e votave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e reg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me pretendimet e deklaruara nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili t

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, n

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve ndaj COVID-19.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se kreu i qeverisë i ka ofruar atij një marrëveshje që të bëhej kryeministër ndërsa vetë ai

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi publikisht ofertën që kryeministri Edi Rama i ka bërë p

Në një dalje për mediat pasi PS deklaroi gatishmërinë për hapjen e listave, kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi të prishur marrëveshj

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley i beri thirrje sot maxhorancës që të votojë sa më parë marrëveshjen e dakordësuar të 5 qershor

Në një dalje për mediat, kryeministri Edi Rama konfirmoi se maxhoranca do të mbështesë nismën e deputetëve të opozitës së re, Myslim Murr