Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot projektvendimet e rendit të ditës me 31 vota pro. Ajo që ra në sy ishte largimi i këshilltarëve të PD para pak se të votoheshin këto vendime.

Votës pro Veliaj i është bashkuar përveç dy ish këshilltarëve të LSI-së Genta Mezini dhe Agim Kraja, të përjashtuar nga kjo forcë politike pasi votuan pro rritjes së çmimit të ujit edhe Naim Halili.

Në reagim e tij, ai tha se: Kryetari i Bashkisë po punon, dhe nuk dua të hy në histori si dikush që bllokoi punën në Tiranë! Për sa kohë që do të punojë do vazhdojë ta mbështes me votë në këshill.

Po ashtu Veliajt i është bashkuar në këto projektvendime me votë pro edhe këshilltari i PR, Ferdinand Papadhima.

Partia Republikane ka reaguar pas votës pro të këshilltarit të saj Ferdinamd Papadhima në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku u miratua projekti për mbjelljen e pishave të buta në autostradën Tiranë-Durrës.

PR shprehet gjatë një reagimi se distancohet nga ky akt, ndërsa deklaron se vota ishte rrjedhojë e një qëndrimi personal të këshilltarit Ferdinamd Papadhima. Sipas PR, ai nuk është anëtar dhe as i zgjedhur në forumet politike të kësaj force politike.

“PR distancohet nga akti i votimit te këshilltarit F.Papadhima duke deklaruar se ky votim është rrjedhoje e një qëndrimi personal te këtij këshilltari, i cili edhe pse ne vitin 2015 është propozuar dhe zgjedhur si kandidat i PR ai nuk ka qenë asnjëherë dhe aktualisht nuk është as anëtar dhe as i zgjedhur ne forumet politike te PR-se”- thuhet në reagim.