Këshilltari demokrat nxjerr videon: Stafi i Lali Erit shkel ligjin elektoral!

22/03/2019 - 14:29

Këshilltari demokrat Akil Kraja, akuzon bashkinë e Tiranës dhe stafin e kryebashkiakut Veliaj se kanë shkelur ligjin elektoral.

Teksa publikon një video në Facebook, Kraja shkruan se në Tiranë ka filluar vendosja e posterave, pavarësisht se fushata nuk është hapur ende zyrtarisht.

POSTIM I PLOTË

Filluan shkeljet e ligjit elektoral !

Ende pa u hapur zyrtarisht fushata elektorale, Bashkia Tiranë dhe stafi i turbulluar i LaliErit shkelin me dy këmbë ligjin elektoral.

Posterat në video janë thirrje për të marrë pjesë në takimin e Partisë Socialiste të dt. 23 mars, ku do të prezantohet lista e Këshilltarëve Bashkiak Tiranë.

Këto postera shkelin Kodin elektoral në dy aspekte:

Neni 77
"Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe
përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve."

Neni 79
"1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore cakton, në mënyrë
të drejtë dhe të paanshme, vendet publike për afishimin e
materialeve propagandistike.
2. KQZ-ja miraton, me udhëzim të veçantë, kriteret për
përzgjedhjen e këtyre vendeve.
3. Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve
publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të
ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore."

Përderisa fushata nuk është hapur zyrtarisht, kjo është një shkelje e hapur e ligjit ndërkohë që vendosja e tyre vend e pa vend, jo vëtëm dëmton hapësirën publike duke shëmtuar e dëmtuar fasadat e pallateve të kryeqytetit, por dhe dëshmon sesi Bashkia shkel ligjin që supozohet të zbatojë vetë...

Pa filluar zgjedhjet, dhe ja sesi pushteti ju rikthye zakonit të vjetër : atë të shkeljes së ligjit elektoral, atë të manipulimit të elektoratit...

Ndërkohë që përgëzoj qytetarin që ka zbatuar ligjin duke i hequr posterat ilegale të Bashkisë Tiranë, i bëj thirrje KQZ-së të shprehet mbi këtë rast i cili konfirmon cdo qëndrim të opozitë se në situatën aktuale nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Presidenti Ilir Meta shprehet i shokuar nga sulmet e ndodhura në Sri Lanka, ku deri në këto momente numërohen të paktën 207 viktima dhe m

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar krijimin e partisë së re "Binda Demokratike", nga Rudina Hajdari.

Nga Kisha e Shna Ndoit në Laç, kryedemokrati Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët katolike e ungjillore për festën e Pashkëve.

Duke uruar Pashkët, presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë apel të gjithë shoqërisë shqiptare që të bashkëpunojnë për hir të interesit ko

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo duke komentuar krijimin e Partisë "Bindja D

Nga protesta e Unazës së Re, ish-deputeti demokrat Klevis Balli ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të

Deputeti Myslim Murrizi tha se nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, atëherë ajo shton “rrezikun” e

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” duke folur për krijimin e parti