Pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri për hir të zgjidhjes së krizës dhe ruajtjes së rendit demokratik, ka reaguar Këshilltari i CDU-së, Martin Henze.

Këshilltari i partisë së Kancerlares Gjermane, Angela Merkel ka komentuar në statusin e Kreut të Shtetit në “Twitter”, ku përgëzon presidentin e vendit duke e cilësuar atë si një burrë dhe një demokrat të vërtetë në gadishullin e Ballkanit Perëndimor.

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”, thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.

Presidenti Meta deklaroi dje se është i gatshëm të rishikojë edhe mandatin e tij me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend, por njëherësh të ruhet stabiliteti dhe të garantohet rendi e siguria kushtetuese.