Këshilltari i Presidentit për Çëshjet e Rajonit, Flamur Gashi ka fituar betejën me COVID-19. Ai njofton se prej më shumë se dy javësh bashkë me familjen u përball me virusin e rrezikshëm që e cilëson si armik të pabesë.

Gashi thekson se përballja me të nuk ishte fare e lehtë dhe me të nuk bëhet lojë, ndaj kërkon nga qytetarët që kur të shfaqin simptoma të kontaktojnë menjëherë mjekët teksa uron që çdokush ta kalojë me sa më pak pasoja.

STATUSI NGA GASHI

Te dashur miq !

Une dhe familja ime e ngushte, per me shume se dy jave u perballem me Sars Covid 19, kete armik te pa barabarte, te fshehte dhe shume te pabese.

Nuk eshte fare e lehte perballja me te, por fal zotit, kujdesit te vellait tim Arbenit qe e ka kaluar me heret Sars Covid 19, konsultave te panderprera me mjeket si dhe terapise se duhur, mbeshtetjes morale nga ana e miqve dhe familjarve te shumte, ia dolem ta kalojme kete situate dhe te rezultojme Covid negativ.

Faza rikuperuese kerkon kohen e vet dhe trajtimin e duhur…

Uroj me gjithe zemer qe kushdo qe po perballet dhe do te perballet me Sars Covid 19, ta kaloje sa me lehte dhe me sa me pak pasoja.

Sars Covid 19, nuk eshte shaka dhe nuk behet loje me te !

Ju lutem qe per te miren tuaj dhe me te dashurve tuaj, me shfaqjen e simptomave te para te kontaktoni mjeket qe merren me Sars Covid 19 !

Zoti qofte me ju dhe te dashurit tuaj !