Këshilltari Spaho: Veliaj vjedh 14 mln euro me projektin e shkollave me PPP

09/08/2018 - 14:05

Në një deklaratë për mediat, këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mateo Spaho ka akuzar kryetarin Erion Veliaj se po vjedh 14 milionë euro me projektin e shkollave me PPP.

Spaho deklaroi se përfituesi i parë nga këto politika të Veliajt, është ndërtuesi i shtëpisë së tij tek Kodra e Diellit.

DEKLARATA E PLOTË

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të fusë dorën edhe më shumë në xhepat e qytetarëve të Kryeqytetit dhe t’i grabisë ata duke përdorur si mburojë fëmijet dhe shkollat.

Ai po përgatit dhe po zbaton skemën më të madhe të abuzimit me paratë tona, paratë e taksapaguesve, për t’ua dhënë klientëve të tij dhe klienteve të tutorit të tij Edi Rama.

Kryetari i Bashkisë ka propaganduar me të madhe ndërtimin e 17 shkollave të reja njëherazi, duke detyruar qytetarët e Tiranës të paguajnë rreth 80 milionë dollarë në 7 vite për disa ndërtesa që, në vend ​të simbolit të dijes dhe të së mirës, do të jenë simboli i korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pas rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, rritjes së taksës së tabelës, dyfishimit të taksës së pronës, rritjes së taksës për hapësirat tregtare, 6 fishimit të taksës për zënien e hapësirave publike, vendosjes së takses për infrastrukturën arsimore, bllokimin e rrugëve dhe vendosjen e parkingjeve me pagesë, qytetarët e Tiranës do të paguajnë taksën e dyfishtë për arsimin, sepse Erion Veliaj ka vendosur të vjedhë 14 milionë euro nga projekti i shkollave me PPP.

Si bëhet kjo vjedhje?

Shumica e familjeve në Tiranë ka marrë të pakten një herë kredi për shtëpi dhe gjithkush synon ta marrë me interesin më te ulët, mesatarja është tek 4%.

Por nuk ndodh kështu me Erion Veliajn.

Kryebashkiaku hajdut dhe zhurmëmadh i Tiranës paguan me taksat tona 6.3 % interes tek ata që do të ndërtojnë shkollat me 80 milionë euro.

Një kryebashkiak i ndershëm që nuk e ka mendjen të vjedhe dhe të kapë median si Erion Veliaj, do të kishte marrë kredi shtetërore me 3 % dhe, në vend te 17 shkollave, do të kishte ndërtuar 21 shkolla apo do të kishte kursyer 14 milionë euro.

Kush do t’i fitojë këto 14 milionë euro, kundër interesit të qytetarëve?

I pari që ka formosur kontratën me bashkinë e Tiranës është Gentian Sula!

Qytetarët e Tiranës duhet të dinë se ky është ndërtuesi i rezidencës luksoze të vilave në Kodrën e Diellit, ku jeton edhe kryebashkiaku hajdut Erion Veliaj.

Konflikti i interesit është i hapur, njësoj si vjedhja e 14 milionë euro me projektin e shkollave me PPP!

Ka ardhur koha që qytetarët e Tiranës t’i japin fund shkatërrinit të qytetit me beton, babezisë dhe vjedhjes së mbuluar me ngjyra të bukura nga simboli i korrupsionit të Tiranës, Erion Veliaj!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e sotme një qytetar nga Shijaku ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se si policia po mban të fshehur një rast krimin

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, kryeministri Edi Rama tha se pas 31 dhjetorit do të mbyllen të gjitha bastet sportiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në Twitter për paketën anti-shpifje.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shkruan se Prokuroria nuk është foltore për "shpëlarjen" e krimeve, ndërsa i kujton kreut

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se ajo që ndodhi dje Parlamentin Evropian është e pashembullt në historinë e atij parlamenti sepse k

Prokuroria pushon hetimin për padinë e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama.

Deputeti i PS-së për qarkun e Durrësit, Rrahman Rraja, është fotografuar sot me paterica teksa ka dalë nga Prokuroria e Tiranës.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar praninë e opozitës dje në Bruksel, duke e quajtur gabim paraqitjen atje si "opozitë"

Nga Pazari i Ri, kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur dëgjesat me qytetarët e Bashkisë së Tiranës për Buxhetin 2019 dhe bilanci i punës së

Prej disa ditësh kryeministri Rama ka nisur një fushatë kundër shpifjeve, që kulmoi me publikimin nga AKEP të një liste të portaleve që j