02/12/2019 - 20:55
Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Qendrën e Emergjencave të Durrësit, kryeministri Rama pati disa kërkesa të cilat duhen përmbushur ditën e nesërme.
Ai vuri theksin në fillim të lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet në Durrës, të cilat kanë nevojë vetëm për riparim. Këtë detyrë Rama ja ngarkoi kryetarit në detyrë të Bashkisë së Durrësit, Zhulien Varfaj.
“Tani, disa gjëra që duhet nesër të jenë në tavolinë. E para lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet të cilat janë me dëme por janë nga pikëpamja strukturore ok, për të cilat grupet thonë që ky riparohet. Këta do thirren të gjithë dhe do iu thuhet bëhu gati do i riparosh një për një, jo si të thuash ti po si të themi ne, me gjithë parametrat teknikë me supervizion tek koka, çdo gjë. Unë dua nesër në darkë informacion kush janë këta dhe ku janë këta. Se mund të ketë ndonjë që nuk është këtu, ndonjë që bën si i falimentuar ose është i falimentuar, nuk ka rëndësi. Listat dhe personat dhe gjëja e parë ti që e ke marrë detyrën dhe do drejtosh bashkinë deri në zgjedhje, do i thërrasësh ti”,- tha Rama.
/portali DurresLajm/