KiE dërgoi në Venecia "Anti-Shpifjen", Gjosha: E rëndë për imazhin e Shqipërisë, qeveria të tërhiqet

23/01/2020 - 13:55

Ish-ministrja e Integrimit e LSI-së, Klajda Gjosha e ka cilësuar dërgimin për opinion të Paketës Anti-Shpifje në Komisionin e Venecias nga Asambleja Parlamentare e Këshillit Europian si një gjë të rëndë për Shqipërinë dhe i bën thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky ligj.

Gjosha shkruan në Facebook se KiE jo vetëm nuk bie dakort me heqjen e lirisë së fjalës por as nuk e pranon një lider diktatorial.

STATUSI I PLOTË

Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës dërgon në Komisionin e Venecias ‘Paketën Anti-Shpifje’.

Një akt që tregon qartë jo vetëm mos dakordësinë e tyre me heqjen e fjalës së lirë por edhe mos pranimin e një lideri me tipare diktatoriale!

Kjo është e rëndë për Shqipërinë, imazhin e saj, cënimin e themelit të demokracisë dhe rëndon pozitën e Shqipërisë si kryesuese të OSBE.

Papajtueshmëria e Këshillit të Europës me shkeljen të drejtës themelore të njeriut, lirinë e shprehjes, është një aktqë duhet vlerësuar dhe përshëndetur.

Qeveria duhet të tërhiqet në mënyrë të menjëherëshme nga ky vendim i shëmtuar për të miratuar një paketë presioni dhe ushtrimi frike, që e diskretiton Shqipërinë dhe rrëzon saktificën e brezave për të fituar demokracinë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të zgjidhë çështjen e bojkotit të Superligës së futbollit.

Këto ditë të fundit të shtatorit do të kalojnë me ankth për shumë nga demokratët e Durrësit.

Mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë patën sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha rreth situatës së COVID-19 në Shqipër

Anëtarësia e Partisë Demokratike nis këtë javë votimin për kandidatët potencialë për deputetë. Votimi është menduar të bëhet çdo ditë në

Kryeminsitri Edi Rama ka thirrur në një takim mjekët ditën e nesërme në orën 9:30, pas paralajmërimit që këta të fundit bënë për protestë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sjellë në vëmendje disa nga shqetësimet që po vuan sot vendi ynë, ndërsa ka sulmuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas premtimeve të kryeministrit Edi Rama për rritje të pagave për punonjësit e shënde

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim thotë se krijimi dhe vënia në funksionim e Gjykatës Kushtetuese është shumë e rëndësishme

Komisioni për Integrimin Evropian është mbledhur ditën e djeshme për të diskutuar mbi procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me B

Presidenti Ilir Meta ka apeluar sërish aktorët politike që t'iu qëndrojnë strikt marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.