Kim: Palët politike të kenë propozime reale për Kodin Zgjedhor, të zbatohet "5 qershori"

28/09/2020 - 15:22

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim tha se është e kënaqur që opozita jashtëparlamentare ka marrë përgjegjisë për t’u angazhuar në procesin zgjedhor.

Nga Himara, diplomatja e SHBA u shpreh se palët politike duhet të japin propozime reale për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas saj, çdo parti që ka në shkruar marrëveshjen e 5 qershorit, do duhet ta zbatojë atë.

"Jam shumë e kënaqur për faktin se opozita jashtëparlamentare ka marrë përgjgjësinë e saj për të qenë  eangazhuar për të vazhduar për të përfaqësuar. Siç mund ta dini, disa ditë më parë, është tejet e rëndësishme që opzita të mbetet e angazhuar, dhe të gjitha partitë të sjellin propozime reale. Kam kuptuar se sot opozita ja bërë një propozim, dhe jam e kënaqur që kam dëgjuar që PS ka thënë që do ta marrë këtë propozim, dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Ky standard i transparencës dhe i përfshirjes, është saktësisht ajo që duhet të presim nga një vend anëtar i NATO-s, dhe një vend i cili kryeson OSBE. Janë standarde të larta që ju i meritoni ato. Mendoj që SHBA ka qenë shumë e qartë, 5 qershori ishte gjithëpërfshirës dhe transparent. Çdo parti që ka nënshkruar atë letër, duhet t’i qendrojë fjalës së dhënë. Frima ime nuk ndodhet mbi atë letër. Ata që kanë nëshkruar atë letër janë personat përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Pritja ime është që 5 qershori do të mbarohet, dhe nëse partitë do të bien dakord për masa të tjera përtej 5 qershorit ne do t’i mbështesim."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, i ftuar në Çim Peka LIVE, shpjegoi sërish se përse u largua nga Partia Demokratike në fillim.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë qeverinë pasi nuk po u ofron qytetarëve trajtim shëndetësor falas për COVID-

Në Durrës, procesi i rindërtimit po vijon me riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve me nivel dëmi DS1, DS2, DS

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e preside

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar, pas vdekjes në një minierë në Dibër të një inxhinieri dhe dy punëtorëve.

Presidenti Ilir Meta ka shkruar një mesazh ngushëllimi për popullin francez pas sulmeve terroriste ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se ka një detyrim për të gjithë demokratët.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranc

Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha i quajti maskaradë diskutimet që u zhvilluan sot në parlament për pandeminë e Covid-1

Ambasada Amerikane në Tiranë mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të go