Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka komentuar mesazhin e ambasadës e cila sot uroi të aplikantët e kualifikuar për në BKH që do të nisin trajnimin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim shprehet se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë dhe e përsorur, por ecën përpara edhe nëse njerëzit e këqij nuk e duan atë.

“SPAK po procedon më shumë, duke kapur pasuri dhe duke vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon. Gjykata e Lartë është duke shqyrtuar raste. Vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse njerëzit e këqij nuk e duan atë.”, shkruan Kim në Twitter.