Kim takohet me ministrin Lleshaj: Sqaroi çështjen e regjistrimit të votuesve

01/10/2020 - 17:36

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është takuar sot me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Mes tyre është diskutuar në lidhje me bashkëpunimet në fushën e sigurisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Gjthashtu Kim dhe Lleshaj kanë folur edhe për përgatitjen e zgjedhjeve duke përfshirë implementimin e identifikimit biometrik siç është rënë dakord më 5 qershor.

“Ai sqaroi disa pyetje rreth regjistrimit të votuesve”, shkruan Kim në Twitter.

Kujtojmë që ditën e djeshme, PD-ja akuzoi qeverinë se ka nisur një operacion të mirëorganizuar për të penguar qytetarët të votojnë në zgjedhjet e ardhshme duke u ndryshuar vendbanimet.

Për selinë blu ky veprim është në shkelje të ligjit e Kushtetutës, ndaj ata paralajmërojnë padi penale për zyrtarët e përfshirë në këtë skemë, duke nisur nga ministri i Brendshëm.

Në kundërpërgjigje, Lleshaj hodhi poshtë akuzat e selisë blu, duke i cilësuar ato trillime, pasi sipas tij nuk po ndodh asnjë ndryshim me qendrat e votimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, i ftuar në Çim Peka LIVE, shpjegoi sërish se përse u largua nga Partia Demokratike në fillim.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë qeverinë pasi nuk po u ofron qytetarëve trajtim shëndetësor falas për COVID-

Në Durrës, procesi i rindërtimit po vijon me riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve me nivel dëmi DS1, DS2, DS

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e preside

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar, pas vdekjes në një minierë në Dibër të një inxhinieri dhe dy punëtorëve.

Presidenti Ilir Meta ka shkruar një mesazh ngushëllimi për popullin francez pas sulmeve terroriste ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se ka një detyrim për të gjithë demokratët.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranc

Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha i quajti maskaradë diskutimet që u zhvilluan sot në parlament për pandeminë e Covid-1

Ambasada Amerikane në Tiranë mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të go