Kryeministri Rama ka postuar në Facebook një video që tregon një pjesë të punës për shpërndarjen e ndihmave në familjet në nevojë, të goditura më rëndë nga kriza e koronavirusit, nga Vlora, Dibër, Prezë, Gjirokastër etj.

Sipas kreut të qeverisë, ndihma do vazhdojë deri në fund të luftës, duke përmendur tre kategori kryesore që janë familjet me ndihmë ekonomike, pensionistë kryefamiljarë dhe persona që kanë nevojë të ndihmohen.

POSTIMI I PLOTË

 5848 FAMILJE U NDIHMUAN SOT ME USHQIME OSE BARNA MJEKËSORE

 SHKON NË 107.128 NUMRI I DYERVE KU KEMI TROKITUR, QYSH NGA NISJA E OPERACIONIT HUMANITAR!
FAMILJE NË NDIHMË EKONOMIKE, PENSIONISTË KRYEFAMILJARË, INDIVIDË NË NEVOJË PËR NDIHMË, KANË NDJERË MANIFESTIMIN KONKRET TË PËRKUJDESJES TONË

 DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS

#njëAtdhe#njëFamilje