Klosi: Berisha gënjen investitorët

14/05/2012 - 00:00

Po pasurohen vetëm një takëm njerëzish pranë Berishës me pasuritë që ka kjo zonë, në një kohë që si shpërblim qeveria do ju sjellë banorëve vetëm tymin e TEC-eve dhe plehrat e Europës. Në Shqipëri mungojnë investimet e rëndësishme dhe potenciale, për të cilat ka nevojë vendi, dhe kjo kushtëzohet nga politikat e mbrapshta që ka ndjekur qeveria Berisha

Deputeti socialist i Durrësit, Blendi Klosi, ka akuzuar kryeministrin Berisha se jo vetëm po gënjen investitorët e huaj, por dhe po kërkon që ta kthejë veriun e qytetit bregdetar në një park TEC-esh të rrezikshëm për shëndetin e banorëve. Duke ju referuar premtimeve që kryeministri ju bëri përfaqësuesve të biznesit kinez për investime në rajonin Tiranë –Durrës, veçanërisht në zonën e Spitallës, Klosi deklaroi se nuk janë gjë tjetër veçse premtime boshe për të fshehur krizën e thellë në të cilën është zhytur vendi, për të mbuluar aksesin që i ka dhënë Fazlliçëve në këtë zonë. Në të njëjtën kohë, duke u ndalur tek buxheti i këtij viti, i cili ende nuk është prezantuar në Këshillin Bashkiak, Klosi nënvizoi si arsye të mos paraqitjes miratimin me vonesë të paketës fiskale dhe vendimin e këshillit të ministrave që sipas tij detyruan administratën e pushtetit vendor të hartonte një buxhet jo të nxituar në kohë.

Si e vlerësoni ofertën e kryeministrit për investime kineze në Shqipëri dhe veçanërisht në zonën veriore të Durrësit?

Çdo lloj investimi është i rëndësishëm dhe i mirëpritur në Shqipëri. Partia Socialiste mbështet çdo lloj investimi që i shërben zhvillimit ekonomik të vendit dhe punësimit të njerëzve. E rëndësishme është që shteti t’u krijojë kushte sa më të mira këtyre investitorëve për të investuar në Shqipëri. Po ta shikoni me kujdes situatën në Shqipëri mungojnë investimet e rëndësishme dhe potenciale, për të cilat ka nevojë vendi, dhe kjo kushtëzohet nga politikat e mbrapshta që ka ndjekur qeveria Berisha. Kryeministri mund t’u premtojë shumë investitorëve për të investuar në Shqipëri, por në fakt ai bën të kundërtën duke i dhënë akses klientelës së tij, si është dhe rasti i veriut të Durrësit, ku drita jeshile i është çelur Fazlliçëve me shokë. Berisha dhe qeveria e tij nuk ka qëllim të stimulojë investimet serioze të huaja, përfshi dhe ato kineze, por të mbrojë interesat e klanit të tij. Unë i shikoj premtimet e kryeministrit thjesht si një show mediatik, në kushtet kur ekonomia është në rënie dhe kriza ka pllakosur vendin. Shikoni pak se në çfarë nivelesh ka arritur papunësia në Shqipëri dhe në zonën veriore të Durrësit në veçanti. Po pasurohen vetëm një takëm njerëzish pranë Berishës me pasuritë që ka kjo zonë, në një kohë që si shpërblim qeveria Berisha do ju sjellë banorëve vetëm tymin e TEC-eve dhe plehrat e Europës.

Z.Klosi, a mund të ketë stimul më të madh për biznesin e huaj se sa ai që Berisha ju ka bërë investitorëve për të marrë me vlerën një euro zonën për park industrial?

E ritheksoj. Janë të gjitha tymnaja për të hutuar opinionin publik, me qëllimin e vetëm për të mbuluar humnerën ekonomike ku ka rënë kjo qeveri. Berisha madje flet dhe për rritje ekonomike, kur çdo shqiptar e shikon se ku është katandisur ekonomia. Kur them çdo shqiptar, nuk e kam fjalën për njerëzit pranë kryeministrit. Shqipëria 1 Euro është pjesë e demagogjisë për të përfituar oborri qeveritar dhe për t´u hapur dritën jeshile në Durrës TEC-ve që do ta shkatërronin nga ana mjedisore këtë qytet. Durrsakët janë popull i zgjuar dhe e kuptojnë mirë se çdo të thotë ndërtimi i TEC-ve me qymyr në Durrës. Berisha flet për turizëm, kur projektet i ka për TEC-e me qymyr. A e kuptoni se çdo të thotë kjo politikë ogurzezë?

Z.Klosi, cili është komenti juaj për vonesat që Bashkia e Durrësit i ka bërë prezantimit të draft buxhetit?

Vonesat kanë qenë të kushtëzuar nga faktorë objektivë si p.sh. miratimi me vonesë i paketës fiskale dhe vendimi i muajit shkurt i qeverisë shqiptare. Administrata e bashkisë ka punuar me të gjithë përkushtimin e duhur për të sjellë një buxhet cilësor dhe jo një buxhet të nxituar. Uroj që këshilltarët e PD-së të mos bëjnë atë që kanë bërë në vite duke e shtyrë pafundësisht këtë buxhet, por të marrin parasysh mbi të gjitha interesat e qytetarëve durrsakë. Nuk duhet që ajo që ka ngjarë me bllokimin e Këshillit të Kulturës të përsëritet me buxhetin e bashkisë. Do të ishte e pafalshme dhe do të rrezikonte sezonin turistik.

Si e  shpjegoni faktin që në draftin e Bashkisë janë detajuar fondet për aktivitetet kulturore, kur akoma nuk është miratuar Këshilli Kulturor?

Është e drejtë ligjore e Bashkisë të prezantojë me detaje deri në qindarkën e fundit fondet që do të përdoren për kulturën apo sektorë të tjerë. Çfarë duhej të bënte Bashkia në kohën kur PD-ja bllokoi Këshillin Kulturor emërimi i të cilit është e drejtë ekskluzive e Kryetarit të Bashkisë?

 

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ndodhet sot në Tiranë në një vizitë zyrtare ku shprehu ngushëllime familjeve që humbën të afë

Pas deklaratës që Ardian Dvorani bëri për gazetarët pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ka reaguar Presidenca përmes zëdhënësit të saj,

Shqipëria pritet të jetë kryesuese e një misioni ushtarak në Irak në vitin 2020.

Gjatë takimit me banorë të Laçit, që ishin në ankth për banesat e shembura nga tërmeti dhe si do jetojnë gjatë kësaj kohe e në vazhdim, k

Ministri Bledi Çuçi, drejtuesi i operacionit të emergjencës ka njoftuar sot detaje lidhur me gjithe cfare eshte bere nderkohe per menaxhi

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani në dalje të Prokurorisë pas afro tre orësh ku u mor në pyetje pas padisë

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha shkruan në Facebook se sot është bërë publik një dokument i përgatitur nga 9 vende të BE për pro

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debate sot gjatë vizitës së tij në Laç, teksa është takuar me banorët e prekur nga tërmeti tragj

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka uruar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra dhe ba