Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sonte ne emisionin e Eni Vasilit, ne “News24”, nese do te kete nje bashkëqeverisje PS-PD pas zgjedhjeve nëse e dikton vota e popullit.

“Vetë pozicioni im s’me lejon më që të jap parashikime, këto janë probleme të liderëve të partive, por që lideri i mazhorancës dhe i opozitës duhet të vazhdojnë dialogun për mua ka një rendësi kapitale, sepse dialogu nuk është bashkëqeverisja, është bashkëpunim në interesat jetike.

Unë i kam thënë gjithmonë, por tani s’më takon se jam jashtë rolit. Unë personalisht s’jam për koalicionet e mëdha.

Une besoj se ska asnje plan per koalicion te gjerë. Une do ta inkurajoja marreveshjen se ne dijenine qe kam une nuk ecim drejt BE pa marreveshje”, tha Berisha.