Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Në një postim në Facebook, Duka shkruan se nuk është surprizuar nga vendimi, ndërsa thotë se të dielën në Shqipëri do të votohet si në Korenë e Veriut.

"Asnjë surprizë nga Kolegji Zgjedhor, të dielën Shqipëria do të votojë ashtu siç votohet në Korenë e Veriut!", shkruan Duka.