Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Komisioneri për Zgjerimin në BE viziton nesër Tiranën, takime me Ramën e Bashën

04/05/2021 - 11:35

Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, viziton nesër rreth orës 10:00 Tiranën.

Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ku pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat. Në fund të vizitës Komisioneri do të ketë një takim edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Vizita e zyrtarit të lartë europian në Shqipëri, vjen në kuadër të turit në Ballkan me fokus ndihmën e BE-së në përballimin e pandemisë.

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftimin e KE.

Bashkimi Evropian është angazhuar në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër Covid 19 në Ballkanin Perëndimor.

Sjellim në vëmendje që së fundmi u dërguan 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech për vendet e rajonit, mes të cilave edhe për Shqipërinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, Presidenti Ilir Meta iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bash

2 javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat nuk i njohu, Partia Demokratike po bëhet gati për të bërë hapin e parë zyrtar për t’ju drej

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, i cili garoi në kryeqytet, por nuk arriti të marrë më shumë se 2993 vota duke

Presidenca ka reaguar menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 97 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Kreut te Shtetit, Ilir

Kuvendi i Shqipërisë ngre me 97 vota PRO Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ambasada amerikane në vendin tonë ka uruar 28 hetuesit e sapoemëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke garantuar mbështetjen për ta.

Ditën e sotme Taulant Balla, ftoi publikisht liderin e opozitës Lulzim Basha, t’i bashkohet socialistëve në rrugën e shkarkimit të kreut

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka prezantuar në Kuvend nismën e 49 deputetëve për shkrimin e presidentit Ilir Meta.

Nga foltorja e Kuvendit ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar këtë të premte se Shqipëria ka dalë nga zona e riskut t

Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e djeshme, me 14 vota pro dhe një kundër, mbi ngritjen e Komisionit Hetimor në lidhje me shkarkimin e P