Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për Akademinë e Shkencave

11/09/2019 - 13:32

Komisioni i Medias ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit Meta mbi rishikimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave.

Vendimi u mor nga anëtarët e Komisionit mesditën e sotme (11 shtator). E vetmja votë pro dekretit të Metës për rishqyrtimin e projektligjit për Akademinë e Shkencave ishte ajo e kryetares së Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri.

Dhimitri u shpreh haptazi kundër këtij projektligji duke shtruar pyetjen: Prapë do të vazhdojë politika të drejtojë shkencën?!

Mbledhja nuk kaloi pa debate mes deputetëve. Fidel Ylli duke iu drejtuar kryetares së komisionit kërkoi që të tregohet më shumë kujdes në diskutimet mbi akademikët.

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Akademinë e Shkencave më 9 gusht. Kreu i shtetit ka argumentuar se projekti bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar sot një nismë të re që siç bëri të ditur do të shpallet në 22 nëntor.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një dokument, i cili sipas tij  tregon se Gjykata e Janinës k

Një ditë pas darkës së opozitës së bashkuar në Ishëm të Durrësit, kreu i PAA-së Agron Duka, mikpritësi i kësaj darke, rrëfen për DurrësLa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka analizuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, duke thënë se ky raport është sk

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar Presidentit të këshillit Evropian, Donald Tusk, medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, duke i shprehur

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në konferencë e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë tha se momenti i hapjes në ne

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka mbërritur në Tiranë dhe do të takojë kryeministrin Edi Rama në orën 15.00.

Kryeministri Edi Rama propozon masa të reja për të luftuar korrupsionin.

Një qëndrim i ri ka dalë nga ana e opozitarëve.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është thirrur sot në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Integrimit.