Komisioni i Sigurisë miratoi sot me vetëm 2 vota abstenim aktin normativ për Anti-KÇK.

Akti u miratua më 31 janar të këtij viti nga qeveria, për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të vendosura nga aktiviteti kriminal.

Pas miratimit nga qeveria, brenda 45 ditëve akti normativ duhet që të aprovohet në Parlament.

Prej më shumë se 2 javësh, OFL ka zbritur në terren për sekuestrimin e pasurive dhe dërgimin e kërkesave për justifikim nga subjektet e këtij akti.