01/12/2020 - 12:02
Komisioni i Sigurisë me shumicë votash ka rrëzuar dekretin e Metës për kthim në Kuvend të ligjit për Policinë e Shtetit.
Në mbledhje vetëm deputeti Myslim Murrizi ishte pro dekretit të Metës ndërsa gjithë anëtarët e tjerë të Komisionit, shumica të mazhorancës së PS votuan kundër, mes tyre Ermonela Felaj, Antoneta Dhima, Sadi Vorpsi, Xhemal Qefalia etj.
Tashmë ky ligj duhet të kalojë edhe tek Komisioni i Ligjeve dhe më pas në Kuvend për t’u rivotuar. Gjithë debati për ndryshimet në këtë ligj qëndrojnë te kompetencat e Policisë për të përgjuar, por që më pas ky term u zëvendësua me "mbikqyrje".
Meta ktheu në Kuvend ligjin nr. 133/2020 për “Policinë e Shtetit”, me argumentin se ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor
/portali DurresLajm/