Ashtu sikundër paralajmëruan në seancë plenare, Grupi Parlamentar Demokrat pritet të dorëzojë sot një kallëzim penal për koncensionet e dy akseve rrugore shumë të debatuara Orikum – Dukat dhe Milot – Balldren.

Kallëzimi vjen pasi maxhoranca socialiste rrëzoi me shumicë votash dekretet e Metës, që kthenin ligjet për rishqyrtim në Kuvend.

Kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë e Tiranës nga deputeti Halit Valteri, i cila në seancën e së enjtes apeloi Prokurorinë që të nisë hetimet për pr/ligjin për koncesionet e rrugëve; Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Në një prononcim për mediat Valteri u shpreh se ky kallëzim në organin e akuzës bëhet për të ndëshkuar grabitësisht.

“Po vjedhin miliona euro nga koncesionet e dy rrugëve. Po iu ngarkojnë shqiptarëve një borxh publik”, u shpreh ndër të tjera Valteri.