Prej ditës se djeshme kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Rusi. Kjo vizitë është pjesë e axhendës së kreut të qeverisë shqiptare në cilësinë e kreut të OSBE për vitin 2020. Mësohet se sot Rama do të zhvillojë në Rusi takime me krerë të niveleve të larta, mes tyre edhe kreun e diplomacisë ruse Sergey Lavrov për të folur rreth konfliktit me Ukrainën.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB, Rama e quajti zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë një nga prioritetet gjatë kryesimit të OSBE-së.

Ai tha se Rusia duhet të bëjë më shumë nga ana e saj për zbatimin e paqes, ndërsa shtoi se të dy palët duhet të mendojnë më shumë për qytetarët e tyre, pavarësisht pretendimeve nëse janë ukrainas apo rusë.