Kongresi i Lushnjes, Basha: Leksion i madh trimërie dhe atdhedashurie

21/01/2020 - 12:25

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar 00-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, një nga ngjarjet më madhore të historisë së vendit tonë në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Basha shkruan në Facebook, se 100 vjet më parë, burra të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnje, në një moment të vështirë për pavarësinë e shtetit të brishtë shqiptar dhe dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut.

POSTIM I PLOTË 

SHQIPËRIA E PARA!

100 vjet më parë, burra të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnje, në një moment të vështirë për pavarësinë e shtetit të brishtë shqiptar dhe me Kongresin që i çeli dyert me 21 janar 1920, dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut.

Kur fati i Shqipërisë ishte ende në tryezën e Konferencës së Paqes në Paris, delegatët e Kongresit të Lushnjes u mblodhën, duke pasur mbi gjithçka dy parime bazë: Shqipëria është një dhe e pandarë, Shqipëria është e pandarë kur është fjala për të mbrojtur interesat e saj para fuqive të mëdha.

Në këtë leksion të madh trimërie dhe atdhedashurie morën pjesë të gjithë, morën pjesë të gjitha besimet fetare, të gjitha shtresat shoqërore, morën pjesë përfaqësuesit politikë dhe klerikë, rinia, inteligjencia e diaspora.

Edhe ata që s’mundën të vinin në Lushnje, për shkak se një pjesë e madhe e vendit ishte ende nën pushtim, iu bashkuan kësaj zgjidhje kombëtare, asaj iu bashkuan delegatët e Shkodrës, Lezhës e Malësisë së Gjakovës, me firmat e tyre të 13 shkurtit në Tiranë.

Kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjes, autoriteti i dalë prej tij mori në dorëzim Shkodrën me 25 mars, Gjirokastrën me 27 prill dhe Korçën me 15 maj.

Me luftën madhështore të Vlorës dhe marrjen e qytetit me 17 gusht, u përmbyll faza e jetësimit të shtetit shqiptar, i cili prej Kongresit të Lushnjes trashëgoi edhe të parat principe kushtetuese të qeverimit të tij, me anë të Kanunores së Këshillit të Lartë.

Ata burra e gra që u angazhuan për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes meritojnë një vend të përjetshëm në historinë e Shqipërisë. Kontributi i tyre është sot e gjithë ditën një leksion që duhet përsëritur vazhdimisht, në mënyrë që çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, aktivist, politikan a klerik të mos i humbasë prioritetet e veta.

Në fillim është kombi dhe mbrothësia e tij, më pas vijnë individët dhe karrierat e tyre. Respekti për qytetarin, për të drejtat dhe interesat e tij dhe përpjekja për të mbrojtur ligjet që sanksionojnë dinjitetin e tij janë detyrime të përhershme që na vijnë nga Kongresi i Lushnjes.

Siç thotë Mit’hat Frashëri, njëri nga gjenitë e Historisë së Shqipërisë së shekullit të kaluar, “Kongresi i Lushnjes është një kandil që ndrit dhe duhet të ndriçojë kurdoherë që gjendet në errësirë e në të keqe. Të mbajturit lart të akteve të mëdha të patriotizmës është një lumturi, si edhe një detyrë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi reagon pas fjalës së sotme në Kongresin e PS të Linda Ramës, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS-së, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ndal tek dhuna në familje dhe ngacmimet ndaj grave në jetën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se Partia Socialiste mbetet një parti e inkriminuar dhe e kr

Kryeministri Rama foli sot gjatë ditës së parë të Kongresit të Partisë Socialiste. Në fund të fjalës së tij Rama kërkoi nga gratë e prani

Gruaja e kryeministrit Edi Rama, pedagogia Linda Rama ka mbajtur fjalën në ditën e parë të Kongresit të PS që si temë ka gratë.

Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe anëtar i kryesisë së PS, ka qenë mbrëmjen e sotme në kongresin e PS-së, madje shumë pranë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se situata me koronavirusin po shkon drejt përmirësimit.

Përfaqësuesja e Grupit të Punës për Koronavirusin ngritur pranë Partisë Demokratike, Orjola Pampuri inspektoi situatën shëndetësore dhe m

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar për arrestimin e botuesit, analistit dhe pedagogut Henri Çili për të cilin thotë se akuzat që

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili gjatë fjalës së tij në konferencën për rindërtimin tha se "presidenti ka më s