Kongresi/ PS shtyn për më vonë shpalljen e kandidatëve për bashkitë

19/03/2019 - 15:01

Ndryshe nga ç’ishte premtuar, kryesia e PS-së ka bërë një lëvizje taktike për të mos shpallur të shtunën zyrtarisht kandidatët e saj në të 61 bashkitë e vendit, për shkak se edhe PD-ja është larg të qenit gati për këto zgjedhje.

Dhe pse një pjesë e mirë e tyre dihen tashmë dhe po punojnë në terren me organizimet e tyre partiake dhe elektorale, zyrtarisht Partia Socialiste pritet t’i bëjë ata publikë pak para përfundimit të afatit për t’i dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë, edhe pse Kongresi i së shtunës nuk do të ketë emrat zyrtarë të kandidatëve socialistë për 61 bashkitë, konteksti elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit do të përshkojë dy seancat e tij, paraditen dhe pasditen e së shtunës.

REFORMA

Në funksion të miratimit të Reformës Zgjedhore, e cila ka muaj që pret miratimin në Kuvend, kryesia e PS-së ka emëruar ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurin, si sekretar të Çështjeve Zgjedhore në PS, post që mbahej nga Bledi Çuçi. Çuçi pak javë më parë mori postin e ministrit të Bujqësisë. Me ardhjen e deputetëve të rinj në Parlament, nga pjesa jofituese e listave të PD-së dhe LSI-së janë rritur shpresat se Reforma Zgjedhore e hartuar nga ekspertë të pavarur dhe konsulentët gjermanë, do të miratohet.

Reforma Zgjedhore prej muajsh është konsultuar nga ekspertët e BE-së në Tiranë me përfaqësuesit e të tria partive kryesore, PS, PD dhe LSI dhe palët kanë qenë pranë miratimit. Por qëndrimi bojkotues i opozitës në Kuvend e ka shtyrë atë. Gjiknuri ka qenë edhe në të shkuarën eksperti i PS-së, që është marrë vazhdimisht me Reformën Zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR-it pas çdo palë zgjedhjesh.

MESAZHI

Kongresin do ta mbizotërojë fjala e Kryeministrit Rama, i cili pritet të bëjë një analizë të mënyrës se si të zgjedhurit vendorë socialistë kanë qeverisur këto katër vjet, ballafaquar me bashkiakët demokratë apo të partive të tjera aleate të PS-së në 2015.

Partia Socialiste do të mbledhë të shtunën, më 23 mars, Kongresin e saj elektoral, i cili do të fokusohet tërësisht në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Por nuk përjashtohet gjatë fjalës së tij dhe qasja e maxhorancës ndaj opozitës dhe një ftesë ndaj saj për bashkëpunim. Kongresin pritet ta përshëndesin dhe përfaqësues të partive socialiste evropiane, të cilët do të japin mesazhin e tyre pak muaj para marrjes së vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pjesa tjetër e aktivitetit të Kongresit të PS-së do të jetë puna në disa nga bashkitë kryesore të vendit. Duke nisur nga Tirana, do të jetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili do të tregojë modelin e qeverisjes vendore të PS-së, duke konfirmuar në këtë mënyrë dhe kandidimin e tij për një mandat të dytë. Po ashtu, pritet të ngjiten në skenë dhe disa kryetarë të tjerë që kanë qeverisur me sukses katër vitet që lamë pas. Por mësohet se në panel do të ngjiten dhe kandidat, të cilët do të tregojnë se si mund të qeverisen bashkitë që drejtohen prej vitesh nga demokratët, duke pasqyruar kështu dhe platformën e tyre të kandidimit.

Gjatë këtij paneli pritet të bëhet zyrtare lista e kandidatëve për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës, një nga Këshillat më të rëndësishëm në vend. Mësohet se Kongresi do të mbyllet pasditen e së shtunës, me një takim me banorët e kryeqytetit në sheshin “Nënë Tereza”, pjesë e turit “Bashkia që duam”. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, kryesia e PS-së ka ngarkuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, dhe kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti.

AXHENDA

10:00 – HAPJA E KONGRESIT
Fjala e hapjes së Kongresit nga Sekretari i Përgjithshëm
Raporti i Bashkëqeverisjes me Njerëzit
Puna e Qeverisë për “Bashkitë që Duam” – puna e bërë për
çdo qark
“Bashkitë që Duam”: Fjala e disa kryetarësh të bashkive
• Shqipëria në Bashkimin Europian
• Miratimi i Deklaratës së Kongresit
12:00 – PJESA E DYTË
Fjala e Kryetarit të PS-së, EDI RAMA
15:00 – PJESA E TRETË
• “Bashkitë që duam” për “Shqipërinë që Duam”
• Kodi Zgjedhor dhe vota e emigrantëve

Burimi: Panorama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Presidenti Ilir Meta shprehet i shokuar nga sulmet e ndodhura në Sri Lanka, ku deri në këto momente numërohen të paktën 207 viktima dhe m

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar krijimin e partisë së re "Binda Demokratike", nga Rudina Hajdari.

Nga Kisha e Shna Ndoit në Laç, kryedemokrati Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët katolike e ungjillore për festën e Pashkëve.

Duke uruar Pashkët, presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë apel të gjithë shoqërisë shqiptare që të bashkëpunojnë për hir të interesit ko

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo duke komentuar krijimin e Partisë "Bindja D

Nga protesta e Unazës së Re, ish-deputeti demokrat Klevis Balli ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të

Deputeti Myslim Murrizi tha se nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, atëherë ajo shton “rrezikun” e

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” duke folur për krijimin e parti