Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës. Qytetarët dhe demokratët e Shkodrës janë mbledhur para prefekturës së qarkut, ku kërkojnë që të mos konstituohet Këshilli Bashkiak, pasi sipas tyre, zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitime. 

Edhe pse ishte parashikuar që mbledhja të mbahej në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Partia Socialiste ka vendosur që këtë mbledhje ta mbajë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Universitetit në orën 11:00, me qëllim evitimin e ndonjë përplasjeje të mundshme mes mbështetësve partiakë.

Mësohet se në mbështetje të protestuesve janë edhe ish-deputetë të PD-së, si dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi.