Koronavirusi/ Duka: Qeveria neglizhente me zonat rurale, 45 mijë fermerë pa ndihmë

26/03/2020 - 12:18

Përmes një deklarate për mediat, kreu i PAA-së, Agron Duka e cilëson të padrejtë planin ekonomik të ndihmës nga ana e qeverisë në gjendjen e fatkeqësisë natyrore si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Sipas tij, ky plan nuk merr në konsideratë ata që jetojnë më zona rurale dhe merren me bujqësi.

Duka shton se mbi 45 mijë fermerë, tek të cilët do ndikojë kriza, nuk kanë asnjëlloj ndihme nga qeveria.

DEKLARATA E PLOTË

Partia Agrare Ambientaliste, nëpermjet kësaj deklarate, përshendet frymën e mirëkuptimit që përshkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga Presidenti i Republikës.

Po ashtu edhe shpalljen e gjendjes së “Fatkeqësisë Natyrore”, masat e marra për menaxhimin e pandemisë së Covid-19, masat e marra për përballimin e dukurive negative ekonomike, të shfaqura dhe që pritet të prekin ekonominë e vendit, gjithashtu edhe masat mbështetëse për biznesin dhe familjet në nevojë.

Ndërkohë PAA nuk mund të mos nënvizojë qëndrimin neglizhent të qeverisë ndaj gjysmës së popullsisë së vendit, e cila jeton në zonat rurale dhe merret me aktivitet bujqësor.

Ndikimi i pandemisë dhe i masave shtrënguese, me të drejtë të shpallura nga autoritetet, kanë rënduar situatën ekonomike, si në qytet, ashtu edhe në fshat. Por, ndërsa për bizneset dhe një pjesë të familjeve në nevojë qeveria ndërmori një sërë masash mbështetese, për fermerët dhe familjet në nevojë në zonat rurale nuk konstatojmë një mbështetje të tillë.

Prandaj, nëpërmjet kësaj deklarate PAA synon që të vendosë në vëmendje të qeverisë edhe njëherë se:

– Aktiviteti bujqësor duhet të konsiderohet biznes, njësoj si sipërmarrjet e tjera;

– Megjithëse janë regjistruar rreth 45.150 fermerë (të cilët paguajnë taksa) ata nuk kanë asnjë përfitim nga paketa e ndihmës ekonomike;

– Fermerët dhe pjesëtarët e familjes bujqësore, megjithëse me një nivel të ulët të të ardhurave, konsiderohen të vetpunësuar, që do të thotë se nuk përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike;

– Humbjet e prodhimit bujqësor, për rrjedhojë dhe të të ardhurave të familjeve që merren me aktivitet bujqësor, janë të pallogaritshme. Mjafton të përmendim se një vit më parë, kjo periudhë, shënonte pikun e eksportit të trangullit, kungullit e domates, ndërkohë që këtë vit çmimet e shitjes janë shumë të ulëta, madje nën koston e prodhimit;

– Masat për kufizimin e lëvizjeve të mjeteve dhe njerëzve kanë vështirësuar në maksimum evadimin e prodhimit bujqësor drejt tregut dhe qendrave të grumbullimit, për pasojë prodhimet bujqësore po dëmtohen masivisht duke shkaktuar rrënim ekonomik të fermerëve;

– Dëmtimi që po pëson prodhimi bujqësor do të ndikojë dukshëm jo vetëm në realizimin e buxhetit të këtij viti (bujqësia jep rreth 18% të PBB-së), por do të ketë influencë të theksuar edhe për vitin 2021.

Nisur nga sa më sipër, PAA kërkon që qeveria të konsiderojë situatën e rënduar ekonomike të popullsisë në zonat rurale dhe të biznesit bujqësor dhe të mundësojë miratimin e një pakete mbështetjeje dhe ndihme në mënyre që edhe ky aktivitet t’i mbijetojë situatës së krijuar, zgjatja e së cilës është ende e panjohur.

Duke shpresuar që qeveria do të marrë në konsideratë impaktin negativ të pandemisë Covid-19 në ekonominë e bizneseve bujqësore dhe të gjendjes ekonomike e sociale të popullsisë në zonat rurale, Partia Agrare Ambientaliste, në frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit të vërejtur këto momente krize, ofron ekspertizën e saj të kualifikuar për t’i dhënë një zgjidhje reale problemeve të krijuara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, nëpërmjet një deklarate për shtyp akuzon qeverinë se ka gënjyer në lidhje me kapacitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar grafikun mbi ecurinë e koronavirusit në Shqipëri, ku 10 ditët e fundit kurba ka pësuar një rënie, për

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, ka komentuar situatën e krijuar me koronavirusin duke e vënë theksin në rëndësin

Në situatën ku ndodhemi, ku si pasojë e përhapjes së koronavirusit shqiptarët po qëndrojnë të izoluar, kryeministri Edi Rama bën një para

Kur Shqipëria është në izolim për shkak të pandemisë globale, COVID-19, ku deri më tani janë shënuar 22 të viktima, kryeministri Edi Rama

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë, Voltana Ademi pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastir

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit për shpërblimin e mjekëve dhe infermierëve.

Zv/kryeministri Erion Braçe në një postim në rrjetet sociale ka thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjete sociale vjen me një mesaz

Rëndohet situata e qytetarëve të bllokuar në pikën doganore të Kapshticës.