Korporata e Investimeve/ Ekspertët ngrenë dyshime për mënyrën e funksionimit dhe zbatueshmërinë e saj

19/10/2019 - 19:15

Teksa Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për krijimin e korporatës së investimeve ekspertët ngrenë pikpyetje për mënyrën e funksionimit dhe zbatueshmërinë e saj.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi duke e cilësuar një hap të nxituar miratimin e ligjit thotë se me këto ndryshime ligjore qeveria synon të marrë të drejtën e tjetërsimit të pronës duke i dhënë përparësi koncesioneve.

“Mendoj se është një hap i nxituar për të mos thënë disi arrogant sepse janë bërë disa ndryshime në draftin fillestar por që në thelb ngre pikëpyetje shumë të mëdha përsa i takon decentralizimit që goditet në këtë rast duke ju hequr pushtetit vendor një numër asetesh të rëndësishme që kanë qënë të transferuar për tu administruar prej ti dhe duke anashkaluar rolin e qeverisjes vendore. Krijohet një mekanizëm që mund të jetë fare mirë i ngjashëm me PPP pra që krijon borxh të fshehtë i cili shfaqet në periudhat që vijnë”, shprehet Zef Preçi.

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ngre shqetësimin e menaxhimit të pronës publike dhe asaj private. Sipas tij, ligji prek liritë themelore të individit dhe nevojitet një mbikqyrje më e madhe.

“Varianti parë që diskutuam me KM ishte që Shqipëria mund të kishte të domosdoshme një bankë zhvillimi, variant I dytë ishte korporata e investimeve e cila tashmë është miratuar. Pika më kritike dhe më shqetësuese është si kjo korporatë do të menaxhojë pronat publike sa do të tentohet nëpermjet ligjit të investimet strategjike të ndërhyhet në pronësinë private me idenë se do mbështet me idenë strategjike”, thekson Malaj.

Korporata e investimeve do të përbehet nga një bord, i cili do të marr vendime për këtë agjensi. Eksperti i financave Arben Malaj thotë se duhet të shihet me kujdes përbërja e drejtuesve të kësaj korporate pasi pronat mund të keqpërdoren.

“Duhet një mbikëqyrje më e fortë nga parlamenti dhe shqetësimi tjetër cili do të jetë ai trup menaxhues? A do të jetë kjo një agjenci që do të ketë përgjegjshmëri maksimale për të maksimizuar pronat publike shqiptare apo do të jetë një “dorë e zgjatur” që mund të keqpërdoret lehtësisht nën ethe korruptive apo nën presionin e kapsjes së shtetit”, vijon Malaj.

Ligji për Korporatën e Investimeve u rishikua nga qeveria pas kritikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me ekspozimin që mund t'i shkaktonte buxhetit të shtetit krijimi i saj ku i lejohej marrja e kredive financiare ndërsa përjashtohej nga rregullat e ligjit të prokurimit publik. Në ndryshimet që qeveria i bëri ligjit, korporata do jetë subjekt auditi nga Kontrolli i lartë i shtetit dhe do i nënshtrohet ligjit të prokurimit publik, kur prokuron fonde shtetërore dhe rregullave të donatorëve kur përdor paratë e tyre. /BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bash

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas miratimi në Kuvend me 97 vota pro të Rezokutës mbi “Ndërhyrjet e h

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispoz

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej kompleksve më të mëdha të dëmtuar, por që akom

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka kërkuar qeverisë hartimin e një plani sanitar që sipas tij është i vonuar për qarqet e prekura n

Ornela Çuçi, zëvendësministrja e Turizmit dhe e Mjedisit lëshon një deklaratë që po bën xhiron e radhës.

“Viktimat e Thumanës dhe disa nga të Durrësit mund të ishin të gjallë”.

Ish-deputetja e PD-së,  Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se administratës nuk do t’i mbahet nga rroga as

Ashtu siç ka ndodhur rëndom pas fatkeqësive natyrore, kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbledhur qeverinë e tij në një mbledhje të jashtë