Kosovë: Bërtiti poshtë Edi Rama, arrestohet nga policia

12/01/2014 - 17:02

12 janar 2014 - Jo çdo gjë shkoi mirë e bukur në takimin e parë historik të dy qeverive shqiptare, të Tiranës dhe Kosovës, e mbajtur në qytetin e Prizrenit. Ndonëse ishte një rast i vetëm, një person shprehu publikisht, në mjedisin përpara hotelit ku zhvillohej mbledhje e përbashkët e dy qeverive shqiptare, zemërimin e tij  ndaj kryeministrit Edi Rama. Kjo ndodhi u shënua si një  incident, ku një person ka shprehur publikisht mendimin dhe qëndrimin e tij të kundër ndaj kryeministrit Edi Rama.   Ngjarja ka ndodhur jashtë hotelit "Theranda", ku po zhvillohej mbledhja e përbashkët mes dy vendeve, në cilën gjendeshin edhe kryeministrat Rama dhe Thaçi. Personi në fjalë, u arrestua nga policia kosovare. Është hera e parë që në Kosovë shprehet publikisht, një zemërim i hapur  ndaj një kryeministri shqiptar, sikurse ishte fyerja që u bë nga personi i arrestuar kundër Edi Ramës. Askush nuk mund të shpjegojë çfarë e shtyu personin që të fyente kryeministrin shqiptar, pasi nga ai nuk u dëgjua ndonjë arsye përse ai shprehu zemërim kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka siguruar se Shqipëria dhe Kosova kanë të ardhme të përbashkët.  Në mbledhjen e parë të përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Thaçi u shpreh se ekspertët tanë do të punojnë bashkërisht për shqyrtimin e marrëveshjeve të mëparshme mes dy vendeve dhe identifikimin e fushave të tjera, ku mund të thellohet bashkëpunimi. “Edhe qëllimi i këtij takimi është përshpejtimi e përmirësimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe zgjerimi e thellimi i bashkëpunimit përmes hartimit të marrëveshjeve të reja”, tha ai. Sipas tij, të dy vendet duhet të kapitalizojnë mundësitë e jashtëzakonshme që ofrohen nga përmirësimi i infrastrukturës fizike ndërmjet dy vendeve. Në këtë kuadër, ai u shpreh se rruga e Kombit duhet të rezultojë me një qarkullim më masiv e intensiv të njerëzve, mallrave e kapitaleve. Po ashtu, theksoi ai, ndërtimi i linjës së interkonjeksionit duhet të përkthehet në një integrim të dy sistemeve energjetike.     

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit.

Zbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për 30 qershorin me anë të të cilit, PD i kërkon prokurorisë të hetojë krimet elektorale.  Mësoh

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha sot gjate nje deklarate per shtyp se kryeministri “Edi Rama refuzoi fondet nga BE për

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për thirrjen në Hagë të Ramush Haradinajt.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vlerësuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt si aktin e një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka.

"As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!"

Pas Durrësit, Partia Socialiste i kërkon Gjykatës së Tiranës të njohë mandatin e kryetarit të bashkisë së Vorës, dalë nga 30 qershori, Ag