KPA e shkarkoi, Besnik Muçi nuk njeh vendimin: Jam anëtar i Kushtetueses

21/11/2019 - 12:01

Anëtari i shkarkuar i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e dhënë nga Kolegji i Posacem i Apelimit.

Në një deklaratë për mediat, Muçi tha se KPA nuk kishte më kompetencë për vazhdimin e shqyrtimit të çështjes së tij pas humbjes së statusit të Prokurorit dhe betimit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

"Në momentin që kam bërë betimin në zyrën e Presidentit dhe kam marrë funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese e kam humbur statusin e Prokurorit. Në momentin që kam humbur statusin e Prokurorit dhe jam anëtar i Gjykatës Kushtetuese, KPA nuk ka pasur më kompetencë për vazhdimin e shqyrtimit të çështjes sime. Çështja ime ka filluar për shkak të funksionit tim si prokuror. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror sipas nenit 130 të Kushtetues dhe nenit 64 të ligjit për statusin e Magjistratit unë nuk jam më subjekt. KPA nuk ka më kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Mbarimin e mandatit të Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë Kushtetuta, e konstaton Gjykata Kushtetuese me ndryshimet e fundit të vitit 2016.

Nga momenti që Presidenti i Republikës më emëroi dhe dekretoi njoftoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë me shkresë zyrtare. KLP e ka njoftuar zyrtarisht për dekretin tim dhe për betimin tim në Presidencë. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi me një mosveprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetër të KLP për dekretin e Presidentit sepse ligjit të Statusit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë ka pasur detyrim ligjor ti konstatonte mbarimin e statusit tim të Prokurorit në momentin e që i ka shkuar dekreti i Presidentit. Sepse vetë ligji për Statusit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë parashikon qartësisht se funksioni i Prokurorit është i papajtueshëm. Këto janë veprime të institucioneve Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, institucionet kushtetuese duhet të veprojnë sipas funksionit kushtetuese të tyre. Në këto kushte nuk ka efekt.", tha Muçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë nesër Shqipërinë. Ministri italian

Deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për RTV Ora tha se i ka bërë thirrje Prokurorisë për drejtësi për viktimat e tërmetit të 26 nënt

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se pretenca e P

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me padinë e tij sa i takon kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas pretencës së Prokurorisë, e cila kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin dem

Pasi Prokuroria e Tiranës lexoi pretencën e saj ku kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji, ky i

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një draft të ri, për zhbllokimin e situatave të mundshme kur kreu i shtetit refuzon organizimin e ceremon

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” drejtuesin e Programit ICITAP-it në Shqipëri, zotin Charles Stephen