TIRANE- Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Drinlona Hoxhaj reagoi sot pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të krijuar 89 ZAZ në të gjithë vendin.

Sipas saj ky vendim u mor pasi këto akte nuk morën votat e nevojshme në KQZ. 

“KQZ është anagazhuar dhe ka përmbushur të gjitha detyrimet gjatë vitit që kaloi.

Kemi miratuar 13 akte nënligjorte që i shërbejnë zgjedhjeve me konsensus.

Ndërsa 2 akte nuk u arritëm të kalonin për shkak të votave të pakëta.

Prandaj administrata kërkoi mendimin e Kolegjit Zgjedhor”, sic tha ajo. 

Ajo shtoi se, KQZ është “tërësisht e angazhuar për miratimin e projektvendimeve, me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershëm e në afatet e përcaktuara nga kodi zgjedhor.