KQZ pritet të regjistrojë 4 parti për zgjedhjet lokale

19/03/2019 - 15:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër duke filluar nga ora 10:30 minuta, ndërsa në rend dite ka parashikuar të shqyrtojë projektvendimet për regjistrimin e katër partive të reja për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

 Katër partitë që priten të regjistrohen nesër nga KQZ janë: "Partia Personat me Aftësi të Kufizuar", "Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë", "Partia e të Drejtave të Mohuara" dhe "Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare". Krahas kësaj, KQZ-ja do të shqyrtojë edhe moszgjedhjen e 23 kandidatëve nga lista shumëermërore të Partisë Demokratike.  

Një ditë më parë, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, iu bëri thirrje subjekteve partiake që të dorëzonin brenda ditës së djeshme listat e komisionarëve të KZAZ-ve, ndërsa kësaj thirrje iu përgjigj e para Partia Socialiste, ndërkaq opozita e bashkuar vijon të mos lëshojë asgjë nga qëndrimet e saj, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Gjithashtu edhe OSBE në Tiranë ka apeluar  që partitë të dorëzonin listën e komisionerëve, pasi sipas tyre, çdo veprim  tjetër do të cenonte procesin e rregullt të zgjedhjeve lokale, të dekretuara nga Presidenti Meta me 30 qershor 2019.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Sali Berisha pas urimit për festën e Pashkëve, ndan një tjetër lajm për ndjekësit e tij.

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Presidenti Ilir Meta shprehet i shokuar nga sulmet e ndodhura në Sri Lanka, ku deri në këto momente numërohen të paktën 207 viktima dhe m

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar krijimin e partisë së re "Binda Demokratike", nga Rudina Hajdari.

Nga Kisha e Shna Ndoit në Laç, kryedemokrati Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët katolike e ungjillore për festën e Pashkëve.

Duke uruar Pashkët, presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë apel të gjithë shoqërisë shqiptare që të bashkëpunojnë për hir të interesit ko

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo duke komentuar krijimin e Partisë "Bindja D

Nga protesta e Unazës së Re, ish-deputeti demokrat Klevis Balli ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të

Deputeti Myslim Murrizi tha se nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, atëherë ajo shton “rrezikun” e