Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot Arben Skënderin, si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, nga radhët e partisë Bindja Demokratike.

Skënderi u votua me 4 vota pro nga mazhoranca dhe një votë kundër nga Klement Zguri, i cili kërkoi verifikimin e vërtetimeve.

Arben Skënderi do ketë përballë kandidatin e PS-së dhe kryebashkiakun aktual Erion Veliaj.